Rama: Pa ‘Ohrin’ Maqedonia s’hyn në NATO, të bëhet transparencë për Kumanovën

Postuar në 20 Maj, 2015 02:56

Të patolerueshme e ka quajtur kreu i qeverisë, Edi Rama, përzierjen e terrorizmit në tragjedinë e Kumanovës, duke shtuar se “po ashtu e patolerueshme do të jetë për qeverinë dhe shtetin shqiptar vonesa dhe mungesa e transparencës dhe drejtësisë për terrorin dhe dëmet që pësuan banorët e pafajshëm të Kumanovës”. Në fjalën e mbajtur paraditen e sotme në takimin e ministrave të Brendshëm të Rajonit për luftën kundër ekstremizmit, Rama është ndaluar edhe në atë që ndodhi në Kumanovë, duke bërë thirrje për drejtësi dhe transparencë.  “Nuk mund të mos them dy fjalë për Maqedoninë dhe tragjedinë e Kumanovës ku fatkeqësisht fjala terrorizëm dhe fjala shqiptarë u bënë bashkë në një përpjekje të rrezikshme për t’i dhënë terrorizmit një prapashtesë etnike dhe etnisë një parashtesë paragjykuese. Kjo është e papranueshme jo vetëm për ne, por për interesin e Maqedonisë. Asgjë më e gabuar, më e rrezikshme nuk mund të na ndodhë të gjithëve ne në këtë betejë kundër terrorizmit sesa të përziejmë termin terrorist në trajtimin e çështjeve që nuk kanë të bëjnë me terrorizmin, por me demokracinë e me fenomene që nuk janë kërcënime terroriste, por shprehje të problematikës së ngarkuar të degradimit të demokracisë”,- tha ai. Rama theksoi se Shqipëria do një Maqedoni të qëndrueshme por jo të pajetueshme. “Demokratike për të gjithë që duhet të jetë pjesë e NATO-s, por s’mund të bëjë pjesë në NATO pa garantuar vlerat dhe parimet e që bëjnë NATO jo klub ushtarak, por aleancë të popujve dhe vendeve demokratike në mbrojtje të paqes dhe të drejtës së çdo populli për të jetuar i lirë dhe për të qenë i mbrojtur nga kërcënimi i jashtëzakonshëm i terrorizmit. Maqedonia nuk bën pjesë në NATO pa garantuar marrëveshjen e OHRIT”- tha Rama.

Comments

Submitted by Edi Rama si Grue... (not verified) on

Edhe ti Rame, pa shqiptaret e Opozites, nuk qasesh dot ne Europe...

Edhe sikur Saliu te jete ai qe thua ti (dhe ti nuk arrin apo s'guxon ta verteteosh kete akuze), opozita nuk eshte kjo qe thua ti,

kjo qe akuzon ti, per t'ja dhene Tere Pushtetin Sovjeteve!

Te duket ty, apo mashtron ti, sikur te gjithe shqiptaret votuan per Ty, Naltmadheri,

por me shume se Nje e Treta, edhe ne ditet me te dyshimta per Opoziten, ishste kunder Teje,

Ti s'mund ta neglizhosh mendimin Kunder, e ke kot, eshte e pamundur, ti e di ç'eshte Njeriu,

ti e di se ke qene vete ne Opozite,

apo harrove?

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Ti RAMA  a e harrove mbas tri ditesh skandalin qe u hoq Skenderbegu per shkak te mikut tuej Erdogan !?!?

Ku ke goje ti te flasish mbas ketij skandali antishqipotar !!!!!

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.