Tifozëve të “Tironës” u soset durimi, kërkojnë dorëheqjen e të gjithëve; lojtarë, staf, drejtues...

Postuar në 19 Maj, 2015 12:53

Një reagim “ekstrem” kanë shfaqur sot tifozët e Tiranës ndaj drejtuesve të klubit dhe lojtarëve për këtë sezon të zhvilluar. Gjatë pasdites së sotme, kur ekipi bardheblu do të zhvillonte seancën e rradhës për ndeshjen e fundit kundër Teutës, tifozë të revoltuar kanë kërkuar as më pak e as më shumë, por “dorëheqjen e të gjithëve”. Ata nuk i kanë lejuar lojtarët të futen në qëndrën stërvitore “Skënder Halili”, dhe kanë vendosur banderola ku kërkonin dorëheqjen e stafit, drejtuesve dhe të lojtarëve. Nuk mungonin edhe akuzat për shitje ndeshjesh, apo vargjet qesëndisëse si “Dallavere nëpër zyra, Dallavere në Pazar, Dallavere me të huaj, me Tironën s’ka Pazar” “Tirona jonë, shitët fanellën” “Stafi, Lojtar, Drejtues jepni dorëheqjen”. Mbrëmjen e djeshme presidenti Refik Halili është detyruar që në një letër të hapur drejtuar tifozave bardheblu t’u kërkojë ndjesë për këtë mbyllje të keqe të sezonit.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.