Gazetari maqedonas Nedelkovski: Në Kumanovë janë vrarë katër amerikanë e britanikë të sjellë nga baza BondSteel

Gazetari i njohur populist në Maqedoni dhe kundërshtar i thekur i kreut të opozitës Zaev, Milenko Nedelkovski ka bërë xhiron e mediave sociale së fundi me deklaratën në uebfaqen e vet, se në Kumanovë janë vrarë “katër terroristë amerikanë e britanikë që janë sjellë aty nga baza ushtarake BondSteel në Kosovë”.
Sipas Nedelkovskit, “gjashtë kalorësit e apokalipsit, të ashtuquajturit “ambasadorët perëndimorë”... nxituan që të takohen me presidentin Ivanov dhe kryeministrin Gruevski, që t’i shantazhonin, që të insistonin, që të kërkonin, që t’i urdhëronin!”, transmeton Klan Kosova. “...Por kërkesa kryesore ishte që gjyqi të mos e bëjë publik emrin e ambasadorit britanik në organizimin e këtij grusht-shteti”.
a.k
Add new comment