Arkiv-Lajme

Ekuacionet e ndërlikuara elektorale të Kokëdhimës në Jug

Postuar në 17 Maj, 2015 07:57

Gazeta “Shekulli” publikon sot një shkrim pa emër, për kandidatin e PBDNJ-së në Himarë, Alfred Beleri. Gazeta ka thirrur “ekspertë të pavarur juristë” për të verifikuar dëshminë e penalitetit të Belerit, por pa dhënë emra se kush janë këta të pavarur. Jepet aty dënimi që është dhënë për Belerin: “thirrje për urrejtje nacionale” dhe “poshtërim i Republikës dhe simboleve të saj”, parashikuar nga nenet 266, 25 dhe 268 të Kodit Penal”.

Fushata, kandidati Veliaj: “PD-ja i ndan njerëzit në të majtë dhe në të djathtë. Ne u shërbejmë të gjithëve më mirë”. Kryeministri: “Kemi të drejtë të marrim votën e të gjithëve”

Postuar në 17 Maj, 2015 06:56

Kandidati i mazhorancës për Tiranën, Erjon Velaij, ka zhvilluar sot takime me banorë të Kasharit, ku ka folur për synimet e tij, por duke mbajtur një qëndrim politik për kundërshtarët. “Në 1 vit ne bëmë 31 mijë legalizimi. Ne kemi një zgjedhje fantastike ku kemi treguar se nëse punojmë na ecin punët shumë mirë. Këta i ndanin njerëzit në të majtë dhe në të djathë. Ne nuk do ta bëjmë, sepse ne 3 milion veta jemi e nuk mund ti përçajmë njerëzit. Ne kemi sjellë një model tjetër.  Unë jam nip veteranësh dhe jam shumë i ndërgjegjshëm se kur detyra kërkon diçka nuk mund t’i ndash njerëzit.

BBC krahason rastin “Gruevski” me rastin “Nixon”

Postuar në 17 Maj, 2015 06:30

Mediat ndërkombëtare kanë trajtuar gjerësisht zhvillimet në Maqedoni duke u ndalur edhe në protestën e paralajmëruar të opozitës për largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski. Në shkrimin kushtuar protestës së sotme në Shkup, BBC paralelizon me rastin “Nixon”. Sipas BBC, publikimi i përgjimeve të zyrës ovale sollën fundin e karrierës së ish-Presidentin amerikan, Richard Nixon. Tani, edhe në Maqedoni po ndodh e njëjta gjë me kryeministrin Gruevski, sipas BBC-së.

Dëshmia për vjedhjen në BSH, Bitraj: “Me 1 dorë vodha 10 mln lekë”

Postuar në 17 Maj, 2015 05:18

Ardian Bitraj, i akuzuari për vjedhjen e 713 milion lekëve nga Banka e Shqipërisë ka dëshmuar në prokurori për mekanizmin e vjedhjes së parave. “Shqiptarja.com” raporton se Bitraj ka thënë para prokurorit Ramadan Troci se paratë  i ka futur në trup dhe se i kishte shpenzuar në tre pika bastesh në Tiranë. Sipas rrëfimit të Bitraj, që sjell gazeta, ai e ka nisur vjedhjen me 1.5 milion dhe më pas rekordin e ka kapur, ku ka vjedhur 10 milion lekë.  

A po e mbështesin qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës protestën për rrëzimin e Gruevskit?

Postuar në 17 Maj, 2015 04:06

Shqiptarët pritet të marrin pjesë masivisht në protestën e thirrur sot për rrëzimin e qeverisë së Nikolla Gruevskit. Gazeta “Express” raporton se në rrjetet sociale, shqiptarët e Maqedonisë, janë duke bërë thirrje që sa më shumë të dalin sot në rrugët e Shkupit.

Pak orë para protestës së opozitës, Gruevski këmbëngul: “Nuk jap dorëheqjen dhe nuk pranoj qeveri teknike”

Postuar në 17 Maj, 2015 03:57

Pak orë para mbajtjes së protestës nga opozita, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka shprehur vendosmërinë për të mos dhënë dorëheqjen e për të mos pranuar kërkesën për qeveri teknike. Ai nuk ka ngurruar t’i cilësojë tensionet politike si skenar nga jashtë, që ka si synim destabilizimin e vendit. Dorëheqjen ai e ka cilësuar si “akt qyqar”.

“Zhurnal” e cilëson “të dështuar” takimin në Pogradec dhe shkruan për incidentin me Thaçin

Postuar në 17 Maj, 2015 02:39

Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” në Maqedoni e cilëson si të dështuar takimin mes kryeminstrit, kryeparlamentarit dhe kryediplomatit të Shqipërisë me krerët e partive shqiptare të Maqedonisë një ditë më parë. “Mësohet se takimi nuk ka shërbyer për unifikimin e faktorit politik shqiptar, siç mund të ishin pritjet e shqiptarëve, por përkundrazi, mësohet se ka shkaktuar ende më shumë përçarje dhe pakënaqësi.

Sot protesta masive për rrëzimin e Gruevskit, opozita paralajmëron ngujim para kryeministrisë

Postuar në 17 Maj, 2015 01:31

Opozita maqedonase po përgatitet për protestën masive në Shkup për largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski. Protesta do të mbahet para godinës së qeverisë në orën 14:00. Mijëra aktivistë të partive opozitare maqedonase, përfaqësues të shoqërisë civile dhe eurodeputetë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë protestë. Opozitari Zoran Zaev ka deklaruar se protestuesit nuk do tërhiqen dhe do të qëndrojnë të ngujuar para Qeverisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.

Kosova takim me të rinjtë: Basha të japë llogari çfarë nuk ka bërë, unë do t’i rregulloj

Postuar në 16 Maj, 2015 14:01

Lulzim  Basha i është rikthyer fushatës me kandidatin për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, me të cilin nuk ishte shfaqur që në ditën kur e zyrtarizoi si kandidat. Në një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqytetit, në sheshin “Nënë Tereza” kandidati i djathtë Halim Kosova e nisi me batuta për shefin e tij, duke i kërkuar atij të japë llogari çfarë nuk ka bërë në këto vite.

Fushatë dhe gallatë. Kryeministri në Korçë: “Kandidati i opozitës edhe po të dojë nuk ka çfarë bën”. Zv. Kryeministri: “Ne punonim ditën, ata prishnin natën”

Postuar në 16 Maj, 2015 13:51

Drejtuesit e mazhorancës kanë qenë sot në Korçë ku kanë prezantuar kandidatin Sotiraq Filo. Ja si ka bërë fushatë kryeministri dhe zv.kryeministri në Korçën që e mburrin për kulturën. “Kanë sjellë një nga Devolli, një Agronom, Rektor Universiteti, i cili do të mbahet mend që fakultetin e Agronomisë nga ku doli e degradoi dhe e mbylli fare. Çfarë do bëjë ky zotëria? Nuk ka ça bën edhe po të dojë se nuk e lënë ata të Shqupit.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme