“Zhurnal” e cilëson “të dështuar” takimin në Pogradec dhe shkruan për incidentin me Thaçin

Agjencia e Lajmeve “Zhurnal” në Maqedoni e cilëson si të dështuar takimin mes kryeminstrit, kryeparlamentarit dhe kryediplomatit të Shqipërisë me krerët e partive shqiptare të Maqedonisë një ditë më parë. “Mësohet se takimi nuk ka shërbyer për unifikimin e faktorit politik shqiptar, siç mund të ishin pritjet e shqiptarëve, por përkundrazi, mësohet se ka shkaktuar ende më shumë përçarje dhe pakënaqësi. Kjo pasi përfaqësuesit shqiptarë të ftuar në takim nuk ishin njoftuar paraprakisht me agjendën dhe me emrat e pjesëmarrësve të tjerë, gjë që përveç “befasisë” që do t’i priste në Pogradec, do të shkaktonte edhe një incident” shkruan “Zhurnal”.
“Incidenti”për të cilin shkruan agjencia mund të lexohet edhe nga fotot e publikuara të takimit ku Menduh Thaçi shfaqet në një tryezë tjetër nga ajo e krerëve të partive të vogla. “Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi ka braktisur takimin pasi kishin mbërritur krerët e partive joparlamentare, Ziadin Sela, Vesel Memedi dhe Bilall Kasami. Thaçi nuk ka pranuar të ulet në një tavolinë me krerët e partive më të vogla, pavarësisht këmbënguljes së kreut të qeverisë shqiptare që ai të qëndronte dhe të ishte pjesë e samitit. Ne artikull theksohet gjithashtu se “me apo pa Thaçin, takimi ishte destinuar të dështojë” pasi “takimit i mungonte agjenda, qëllimi dhe përmbajtja”.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=15517023328
n.k
Comments
SI gjithmone idiotesite e
SI gjithmone idiotesite e rames skane fund
Add new comment