Sot protesta masive për rrëzimin e Gruevskit, opozita paralajmëron ngujim para kryeministrisë

Opozita maqedonase po përgatitet për protestën masive në Shkup për largimin e kryeministrit Nikolla Gruevski. Protesta do të mbahet para godinës së qeverisë në orën 14:00. Mijëra aktivistë të partive opozitare maqedonase, përfaqësues të shoqërisë civile dhe eurodeputetë kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në këtë protestë. Opozitari Zoran Zaev ka deklaruar se protestuesit nuk do tërhiqen dhe do të qëndrojnë të ngujuar para Qeverisë, deri në dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski.
http://www.gazetaexpress.com/lajme/sot-protesta-masive-per-rrezimin-e-gruevskit-101433/
Nga ana tjeter, kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski ka përsëritur se s’do të japë dorëheqjen, për shkak se, siç thotë, mandatin e ka fituar nga qytetarët në zgjedhje të rregullta e demokratike, një vit mw parë.
http://www.zhurnal.mk/content/?id=155162016224
n.k
Add new comment