Kosova takim me të rinjtë: Basha të japë llogari çfarë nuk ka bërë, unë do t’i rregulloj

Postuar në 16 Maj, 2015 14:01

Lulzim  Basha i është rikthyer fushatës me kandidatin për bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, me të cilin nuk ishte shfaqur që në ditën kur e zyrtarizoi si kandidat. Në një bashkëbisedim me të rinjtë e kryeqytetit, në sheshin “Nënë Tereza” kandidati i djathtë Halim Kosova e nisi me batuta për shefin e tij, duke i kërkuar atij të japë llogari çfarë nuk ka bërë në këto vite.

“Nuk më vjen të bëj humor kur qytetarët vuajnë mjerimin. nuk është koha për të qeshur, mjerë ajo qeveri që nuk i kthen sytë nga rinia. Jemi këtu me Bashën të japë llogari se çfarë nuk ka bërë dhe unë do i rregulloj. Por të dy bashkë kemi të njëjtat ideale, me një ndryshim, nëse atë politika e ka penguar si një kryeministër i ardhshëm unë si menaxher do të jem më pranë jush duke bashkunuar me ju, duke përdorur praktikat që kam përdorur në shëndetësi. Unë do i shtrij dorën në mënyrë që të gjithë shërbimet e bashkisë të vijnë tek ju”, tha mes të tjerash Halim Kosova:

Ndërsa kreu në detyrë i Bashkisë së Tiranës dhe kryetari i opozitës Lulzim Basha nuk kurseu akuzat për mazhorancën për persona në administratë apo edhe deputetë të inkriminuar.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.