Fushata, kandidati Veliaj: “PD-ja i ndan njerëzit në të majtë dhe në të djathtë. Ne u shërbejmë të gjithëve më mirë”. Kryeministri: “Kemi të drejtë të marrim votën e të gjithëve”

Postuar në 17 Maj, 2015 06:56

Kandidati i mazhorancës për Tiranën, Erjon Velaij, ka zhvilluar sot takime me banorë të Kasharit, ku ka folur për synimet e tij, por duke mbajtur një qëndrim politik për kundërshtarët. “Në 1 vit ne bëmë 31 mijë legalizimi. Ne kemi një zgjedhje fantastike ku kemi treguar se nëse punojmë na ecin punët shumë mirë. Këta i ndanin njerëzit në të majtë dhe në të djathë. Ne nuk do ta bëjmë, sepse ne 3 milion veta jemi e nuk mund ti përçajmë njerëzit. Ne kemi sjellë një model tjetër.  Unë jam nip veteranësh dhe jam shumë i ndërgjegjshëm se kur detyra kërkon diçka nuk mund t’i ndash njerëzit. Ne edhe të djathtëve u shërbejmë më mirë dhe më drejtë.  Ndaj për çfarë i doni ata? I gjithë koalicioni ynë u shërben  njerëzve më drejtësi, ndaj dhe dy njerëzit më të drejtë të së djathtës, më të djathtët, Bamir Topi dhe Shpëtim Idrizi erdhen me ne sepse ne jemi drejtimi i duhur”, tha Veliaj. Nuk dihet se për cilësn arsye Veliaj e bën Shpëtim Idrizin të djathtë, pasi ai është si ta dojë rasti. Edhe ndarja në PDIU, erdhi për mungesë “djathtizmi” nga Idrizi. Me ndarjen të djathtë të majtë, që ka përmendur kandidati ka patur parasysh ndarjen jugorë-veriorë që është shumë prezente në Tiranë. Gjithsesil, Veliaj ka menduar që arritjet e punës së tij si ministër t’i shërbejë në fushatë si shembull suksesi, çka përbën ndoshta të parin hap normal politik të këtij kandidati. Një tjetër regjistër ka menduar të adoptojë kryeministri, që bën fushatë në nivel politik, për vetë pozicionin që ka. Edi Rama ka menduar se është mirë të zhvillojë një fushatë propagandistike mes humorit denigrues dhe akuzave. Diçka si truku i ballistëve që hanin pula, me të cilat Kinostudio edukoi nja tre breza shqiptarësh. Ja se çfarë ka thënë kryeministri në Maliq: SHQUP-­i nuk duhet lejuar të marë askënd për budalla. Këta bëjnë fushatë se do rrisin rrogat e pensionet, kush do ta bëjë këtë kryetari i bashkisë. Bëjnë fushatë duke thënë se do kthejmë prap taksën e sheshtë dhe këtë për të futur duart në xhepat e mësuesit, infermierët të cilët kanë një rrogë shumë të ulët. Ofertë e re avaz i vjetër, se nuk kanë avaz tjetër. Ne jemi dy parti në partneritet politik, por jemi një koalicion që shkon përtej gardheve politike dhe kemi detyrimin t’ju themi të gjithë demokratëve edhe atyre që nuk ndahen dot nga shkopi i SHQUPIT, sepse kemi të drejtën të marim votën e të gjithëve”, tha ai.

s.z

Comments

Submitted by Arben (not verified) on

RP shume pak hapesire i jepni Bojaxhiut. Apo ju ka paguar dhe ju Velija.  Na mbushet me fjalet e tij boshe, ky person as nuk di cfare eshte puna dhe perserit flaje koti nga nje mbodhje ne tretren. ketyre u themi pordhe me rigon ne

Submitted by Nelo Cipini (not verified) on

Edhe ballistet kishin mbetur te thirreshin ne sherbim te "filozofise vizionare" te Respublica-s !!

Po meqe eshte fjala, kane ngrene pula baballaret e kombit sa kane plasur, aq sa nuk ka kinostudio t'ua numeroje dot.

Ndryshe si shpjegohet qe ne 20 pale zgjedhje nuk marrin dot vota as sa per nje deputet pa ndihmen e vicidolsit. Apo eshte populli budalla , akoma i genjyer nga filmat e kinostudios? Bile edhe 30 vjecaret e poshte qe s'i kane pare fare filmat me balliste...Eh,c'vete ketu.

ps- nuk jane te paguar, jane vullnetere te sponsorizuar nga boset e gjinekologut.....

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.