Arkiv-Lajme
Rikthehet tradita në Gjermani, raportohen raste “të tmerrshme” keqtrajtimi dhe racizmi nga policia. Por, “qeveria mbështet me gjithë fuqinë hetimet...”
Racizmi ringjallet në Gjermani. Ose më saktë ai ka qenë atyë përhërë. Thjesht së fundmi media po rapoton raste të shfaqjes së tij edhe nga përfaqësues të institucioneve Racizmi ringjallet në Gjermani. Ose më saktë ai ka qenë atyë përhërë. Thjesht së fundmi media po rapoton raste të shfaqjes së tij edhe nga përfaqësues të institucioneve shtetërore. “Ia kam futur gishtat në hundë dhe e kam mbytur. Ishte kënaqësi. Dhe e kam tërhequr nga prangat e këmbëve nëpër stacionin e policisë.
Presidenti serb Nikoliç në një realitet paralel. I dërgon “platformën e re për Kosovën” kryeministrit Vuçic
Krerët e shtetit serb vijojnë të enden në një realitet paralele që duket se e kuptojnë vetëm ata. Sipas Telefrati që citon media të Beogradit, presidenti Nikoliç i ka dërguar platformën e re për Kosovën, kryeministrit Aleksandar Vuçiç, edhe pse ky nuk e ka konfirmuar marrjen e saj.
Ben Blushi banorëve në Lagjen e Trimave në Kumanovë: Jetoni në një shtet të pabesë
Lagja e Trimave në Kumanovë kishte sot një vizitor të pazakontë, deputetin socialist Ben Blushi. Ai ka takuar disa banorë të zonës që u bë një arenë luftimi pak ditë më parë. Deputeti Blushi tha se qëllimi i vizitës së tij ishte të shikonte gjendjen e civilëve të pafajshëm të goditur nga një shtet i pabesë.
Si “komisari i dritës”, në Rrëshen: “Imagjinoni sikur të mos ishin gratë, si do ishit ju sot”. Dhe pak gallatë: “S'kam lexuar në asnjë libër që të thotë se shqiptarët janë pisanjosë. U desh të vinte Saliu...”
Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Rrëshen ku ka prezantuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Ndrec Deda. Edi Rama është ndalur në kritikat që i bëhen nga pala tjetër se po kërcënon se po u votuan kandidatët e PD-së, do të mbeten pa shërbime. Ai e ka cilësuar këtë një gënjeshtër, sa kohë asnjë prej drejtuesve të PD-së nuk ka paraqitur ndonjëherë ndonjë projekt. Pas kësaj paranteze politike, kryeministri ka kaluar te pjesa më e dashur e tij: gallata. Dhe nuk mund të ketë gallatë pa Saliun, siç edhe është e anasjellta.
Ish komandant garde më 12 janar 2011, në fushatë me Edi Ramën katër vjet më pas
Portali “Jeta Osh Qef” sjell foto interesante të ish- komandantit të seksionit në grupet e zjarrit të Gardës më 21 janar 2011. Agron Malaj shoqëron kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Burrel.
Malaj është shkarkuar nga detyra në tetor 2013 nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, por para disa muajsh mediat raportuan se ai është drejtor në OSHEE. Malaj, menjëherë pas demonstratës së 21 Janarit u përfshi nën hetim. Gardisti ka pranuar para grupit hetimor se edhe ai kishte qëlluar në ajër.
a.k
Denoncim i Bojaxhiut: Hyrja e parkut të Tiranës përballë Fakultetit të Filologjisë është caktuar si zonë ndërtimi. Pse qeveria po hesht për skandalin e Planit Rregullues?
Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka denoncuar kthimin e zonës përballë Fakultetit të Filologjisë në hyrje të parkut të liqenit në një terren për sheshe ndërtimi. Në një deklaratë për mediat Bojaxhi thotë se Plani Rregullues i Tiranës i vitit 2012 e ka caktuar të gjithë kurorën e Parkut të Liqenit në zonë ndërtimi. Sipas tij, Bashkia e Tiranës as nuk e ka konsultuar dhe as e ka informuar publikun, por edhe qeveria që nuk lë rast pa reaguar për çdo veprim të Bashkisë ka heshtur për këtë skandal të Planit Rregullues të Bashkisë së Tiranës.
Pse Basha e Berisha nuk e sulmojnë Erjon Veliajn?
Rruga e Erion Veliajt për në bashkinë e Tiranës është e shtruar dhe për këtë duket se kontribuojnë edhe dy krerët e Partisë Demokratike, Sali Berisha e Lulzim Basha. Si një kandidat i katapultuar garancia e vetme për Veliajn është magazina e votave të Partisë Socialiste në Tiranë që pavarësisht firos i japin atij avantazh të dukshëm ndaj kandidatit tjetër në garë Halim Kosova.
Linjat e trageteve me Vlorën, vazhdon kaosi. Sot një target me 200 pasagjerë nuk lejohet të ankorojë, “s’ka qenë në plan”
Vazhdon rrëmuja në portin e Vlorës. Prej kohësh linjat e trageteve me Vlorën ishin kthyer në mallkimin e udhëtarëve, me vonesat, çmimet e larta dhe kushtet skandaloze. Së fundi një linjë e re ka nisur të bëjë itinerarin e Brindizit. Por ndërkaq, një tjetër histori: mëngjesin e sotëm trageti “Red Star”, me rreth 200 pasagjerë dhe 50 makina në bord, nuk është lejuar të ankorohet. Lajmin e ka bërë të ditur Kapiteneria e Portit, e cila ka saktësuar se, trageti në fjalë nuk ka qenë i planifikuar për lëvizje. Aktualisht trageti ndodhet disa milje larg hyrjes, njofton TCH.
a.k
Kathimerini: Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës, Erdogani po nxit shqiptarët
E përditshmja greke Kathimerini pohon se sipas burimeve diplomatike greke, Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës. Në një shkrim të sotëm, gazeta shkruan se Tirana i ka dërguar Athinës zyrtare një notë proteste për kërkimet për hidrokarbure që po bën ajo në detin Jon, pasi Tirana pretendon se kërkimet po bëhen në ujëra territoriale shqiptare. Gazeta shkruan, referuar burimeve diplomatike, se Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës Madje kjo notë proteste është një lëvizje e qartë për të vënë në pikëpyetje kufinjtë mes dy vendeve.
Peleshi “mbron” Ramën te Krasta: “Apeli për të votuar vetëm kandidatët e mazhorancës, sjellje normale politike”
Numri dy i qeverisë, Niko Peleshi u jep përgjigje kritikave të ardhura pas thirrjes së kryeministrit për të mbështetur me votë vetëm kandidatët e mazhorancës, me qëllim që pas 21 qershorit kryebashkiakët e rinj të mund të bashkëpunojne me qeverinë qendrore. I ftuar në studion e Adi Krastës, Peleshi tha se eksperienca ka dëshmuar se kryebashkiakët e opozitës nuk kanë aplikuar për projekte dhe se kanë qasje refuzuese ndaj qeverisë, me qëllim që të krijohet zhgënjim. Sa i përket deklaratës së kryeministrit, Peleshi e konsideroi atë si një sjellje normale politike.