Presidenti serb Nikoliç në një realitet paralel. I dërgon “platformën e re për Kosovën” kryeministrit Vuçic

Krerët e shtetit serb vijojnë të enden në një realitet paralele që duket se e kuptojnë vetëm ata. Sipas Telefrati që citon media të Beogradit, presidenti Nikoliç i ka dërguar platformën e re për Kosovën, kryeministrit Aleksandar Vuçiç, edhe pse ky nuk e ka konfirmuar marrjen e saj. Rezoluton se propozimi i të ashtuquajturës Platforma për ‘Kosovën e Metohinë’ e presidentit serb është dorëlëshuar me shqiptarët dhe parashikon “dhënien e një autonomie të gjerë me shumë autorizime, por jo pavarësinë për Krahinën Jugore Serbe si dhe autonomi gjyqësore”, pak e shumë me kushtet e Kushtetutës së vitit 1974. Këto gjeste qesharake (të paktën nga presidenti) janë vënë në lojë edhe nga ish-ministrin për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviç, i cili thotë se rikthimi në atë periudhë është qesharak dhe humbje kohe.
a.k
Add new comment