Si “komisari i dritës”, në Rrëshen: “Imagjinoni sikur të mos ishin gratë, si do ishit ju sot”. Dhe pak gallatë: “S'kam lexuar në asnjë libër që të thotë se shqiptarët janë pisanjosë. U desh të vinte Saliu...”

Postuar në 19 Maj, 2015 07:50

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Rrëshen ku ka prezantuar kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane, Ndrec Deda. Edi Rama është ndalur në kritikat që i bëhen nga pala tjetër se po kërcënon se po u votuan kandidatët e PD-së, do të mbeten pa shërbime. Ai e ka cilësuar këtë një gënjeshtër, sa kohë asnjë prej drejtuesve të PD-së nuk ka paraqitur ndonjëherë ndonjë projekt. Pas kësaj paranteze politike, kryeministri ka kaluar te pjesa më e dashur e tij: gallata. Dhe nuk mund të ketë gallatë pa Saliun, siç edhe është e anasjellta. Ja se çfarë ka thënë ndër të tjera ai: “Nuk kam lexuar në asnjë libër kujtimesh, të asnjë udhëtari që ka ardhur në Shqipëri, në 100 vjet e më shumë përpara, që të thotë se shqiptarët janë pisanjosë. Të varfër po, kokëfortë po, gjakmarrës e shumë të tjera, por të pistë nuk e kam lexuar në asnjë vend. U desh të vinte Saliu, që ta bënte një popull të jetojë mes plehrave, sikur të jemi mbi qilim. Pa llogaritur komunat, të cilat i marrin plehrat nga njëra komunë dhe i çojnë tek kufiri i komunës tjetër, pastaj kjo tjetra i merr dhe i kthen mbrapsht. Plehrat bëjnë xhiro nga komuna në komunës, se nuk dinë ku t’i çojnë, nuk dinë ku t’i groposin dhe i lënë të qelben, duke ndotur mjedisin, duke helmuar njerëzit.  Bashkitë e reja kanë mundësi të bëjnë një sistem të ri për grumbullimin dhe përpunimin  e mbetjeve urbane dhe ne do t’i mbështesim shumë fort”. I drejtpërdrejtë dhe i çiltër ka qenë kryeministri me mirditorët, kur u ka vënë në dukje rolin e grave në shoqërinë shqiptare. “Jam shumë i lumtur që së bashku me LSI-në, ne si PS kemi realizuar më në fund një objektiv madhor të programit tonë, që të kemi përfaqësim 50 përqind gra e vajza në  këshillat bashkiakë. Dhe i gjetëm se kur u thosha unë, sidomos në këto zona këtej, vendosni gra, thoshin nuk ka gra këtu. Gjithë këshillat e komunave dhe bashkive vetëm burra. Po mirë, me kë i keni bë kalamajtë, po kokën kush jua ka bë! Shyqyr që dolën gratë dhe janë më shumë se burrat dhe shyqyr Zotit që i kemi. S’thotë kot populli se nëse do muhabet rri me burra, do punë, vetëm me gratë mund ta bësh. Dhe nuk po e them unë, e ka thënë edhe Çajupi dhe vazhdon e njëjta histori, “burrat nën hije lozin kuvendojnë”. Tani kanë edhe FB dhe thonë nuk kemi bukë, por vazhdojnë qëndrojnë në kafene, cigare, kafe, skedina. Imagjinoni për një moment, sikur të mos ishin gratë, si do ishit ju sot”, tha kryeministri.

s.z

Comments

Submitted by Edi Rama urren ... (not verified) on

Ka ngjallur kureshtje ngulmi i Edi Rames ndaj FEMRES, ne fushaten elektorale lokale.

Kudo qe shkon ai e ka mendjen ne Tirane, jo thjesht te fitoj Erjonka, gje qe me pa-dashjen e te shumteve, por me inercine e kryeqytetit te diktatures, edhe mund te ndodhe!

Ajo qe shkakton te qeshura, sapo Edi Rama ze ne goje GRATE, eshte se duket se kryeministri ka nje lloj mërie, pakenaqesie, qejfmbetje, distance, rezerve apo frike ndaj meshkujve...!

Ç'ke ka kete mani Edi Rama? Cila mami e ka pritur, nese jo rivali i Erjon Velise, doktor Halim Kosova?!

Çfare e ka lene me cen, me idher e kane lene, ne marredhenien me burrat, teksa eshte gati tu beje thirrje tere grave shqiptare, te ndahen prej tyre?!

Nuk ka si merret thjesht humor, perderisa po vazhdon perseritja e pafundme: "Le ta tundin Burrat Flamurin e PD-se! Burrat bejne muhabet me Çajupin, grate e bejne punen", aq me shume kur Rilindasit edhe Familjen e kane rrenuar, edhe pune nuk kane hapur!

Nese edi rama me "pune" quan vetem votimin, hedhjen e "kokrres se fasules" si ne kohen e Xhaxhit, dhe me ate vote te fusim ne burg tere burrat, them se e ka per koken e vete!

Burrat e duan Edi Ramen, edhe me shume se Grate, por hajde mbushi mendjen ketij burri te gjate qe ka marre rruget qe hapi Sali berisha dhe shan burrat e dheut te tij!

Submitted by Licovuni (not verified) on

Me keto qe shkruan nuk e ke fare sensin e humorit, me te cilin, nga njehere, behet me shume pune se me seriozitetin.

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

Edi Rama shpesh ne jeten e tij ka vuajtur si nga kriza e identitetit ashtu edhe nga kriza e gjinise. Nuk eshte humor, eshte krejt e vertete. Keshtu deri sot e kesaj dite kryeministri jone legjendar ngaterrohet me vehten po filloi te flasi per burra e gra dhe here pas here kontrollon a ka gje ne mes te shaleve apo eshte fushe, dhe per te qene i sigurte qe nuk ia mban hatrin vehtes ka shpikur ate punen e 50 perqindshit, keshtu qe sido qe te jete puna eshte brenda.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.