Denoncim i Bojaxhiut: Hyrja e parkut të Tiranës përballë Fakultetit të Filologjisë është caktuar si zonë ndërtimi. Pse qeveria po hesht për skandalin e Planit Rregullues?

Kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi ka denoncuar kthimin e zonës përballë Fakultetit të Filologjisë në hyrje të parkut të liqenit në një terren për sheshe ndërtimi. Në një deklaratë për mediat Bojaxhi thotë se Plani Rregullues i Tiranës i vitit 2012 e ka caktuar të gjithë kurorën e Parkut të Liqenit në zonë ndërtimi. Sipas tij, Bashkia e Tiranës as nuk e ka konsultuar dhe as e ka informuar publikun, por edhe qeveria që nuk lë rast pa reaguar për çdo veprim të Bashkisë ka heshtur për këtë skandal të Planit Rregullues të Bashkisë së Tiranës. Bojaxhi thotë se për këtë pjesë plani rregullues nuk vendos kufizim as për intensitetin e ndërtimeve dhe as për lartësinë e tyre. “Të jemi të sigurtë që së shpejti këtu do të ketë një ndërtim gjigand. Ndeshja politike mes kandidatëve të dy partive është vetëm një teatër që synon për të vënë në gjumë qytetarët e Tiranës. Realiteti është këtu. Gllabërimi i Parkut nga ndërtimet që do e rrethojnë nga të gjitha anët është një nga rreziqet me të mëdha për të ardhmen e qytetit”-thuhet në deklaratën e kandidatit të pavarur. Një ditë më parë Bojaxhi denoncoi edhe përfshirjen e zonës përballë Akademisë së Arteve në zonë ndërtimore.
l.m
Comments
Me habitet dje kur nuk e
<p>Me habitet dje kur nuk e postuat denoncimin qe beri te Korpusi i Universitetit. Mendova se ishit urdheruar ti benit black-out mediat sic po i ben Klani me sa duket. </p><p>Gjergji duhet mbeshtetur fort ndaj ketyre dy bandave qe na kane hipur mbi krye, eshte hera e para pas shume vitesh qe na jepet shansi te votojme dike qe garon si vetja e vet e jo si servili i kryetarit. </p>
Add new comment