Rikthehet tradita në Gjermani, raportohen raste “të tmerrshme” keqtrajtimi dhe racizmi nga policia. Por, “qeveria mbështet me gjithë fuqinë hetimet...”

Racizmi ringjallet në Gjermani. Ose më saktë ai ka qenë atyë përhërë. Thjesht së fundmi media po rapoton raste të shfaqjes së tij edhe nga përfaqësues të institucioneve Racizmi ringjallet në Gjermani. Ose më saktë ai ka qenë atyë përhërë. Thjesht së fundmi media po rapoton raste të shfaqjes së tij edhe nga përfaqësues të institucioneve shtetërore. “Ia kam futur gishtat në hundë dhe e kam mbytur. Ishte kënaqësi. Dhe e kam tërhequr nga prangat e këmbëve nëpër stacionin e policisë. Ishte aq bukur ...." Këtë mesazh ia ka dërguar një punonjës i policisë federale në Hannover në mars të vitit të kaluar nga WhatsApp kolegëve të tij. Viktima e tij, një refugjat 19-vjeçar nga Afganistani”, shkruan sot “Deutesche Welle”. Ajo që ne shqiptarët e kemi dëgjuar për bashkëatdhetarët tanë në Greqi, ndodh për të tjerë në Gjermani. Rastet që raportohen nga “DW”, përveç afganit, përfshin edhe një maroken, pra dy myslimanë. Gjermania është një shtet që nisi të mburrej nga fundi i viteve ’90 për multikulturalizmin, që u përpoq edhe ta promovonte. Mirëpo kriza financiare nxori në shesh shumë simptoma të Europës, e cila identifikohet në një masë të madhe me Gjermaninë. Lëvizja “Pegida” është një sinjal që duhet marrë parasysh. Mesazh jo pa domethënie raciste është edhe ai i ministrit të Brendshëm, de Maziere, që deklaroi se Gjermani ka nevojë për emigrant, por do pranojë ata që kanë afërsi fetare dhe kulturore me këtë vend. Përtej deduksioneve që japin raste të tilla, është edhe deklarimi i drejtorit të organizatës për të drejtat e njeriut “ProAsyl” që “është i tmerruar nga shkalla e racizmit dhe e përbuzjes për njeriun”. "Ai nuk mund ta imagjinojë ende që në Gjermani, në një demokraci, një nëpunës i shtetit torturon refugjatët. Një zëdhënës i ministrisë së Brendshme, i cili mbikqyr policinë federale, tha të hënën se akuzat janë "serioze". Sqarimi i incidentit do të bëhet nga prokuroria në Hanover. Megjithatë qeveria mbështet hetimet "me gjithë fuqinë". Deri tani është ende e paqartë, nëse ka viktima të tjera”, shton “DW”. Një vend me traditë racizmi si Gjermania, që e ktheu dikur racizmin në ideologji shtetërore hapja e një teme të tillë është delikate. Edhe sepse me ndjesinë e fuqisë, një vend fillon t’i lejojë vetes shumë gjëra. Kur thuhet se qeveria mbështet hetimet me gjiithë fuqinë, nuk është e qartë se çfarë do të thotë: Gjermania dhe qeveria e saj është përfshirë në një skandal për përgjimet, ajo i mbështet hetimet me gjithë fuqinë edhe në këtë rast, mirëpo asgjë nuk ndodh. Media gjermane shprehet me shqetësim për “heshtjen e kancelares Merkel”. Ndoshta këto incidente janë sinjale të një kthese të shoqërisë gjermane, të faktit se mundësitë e demokracisë në Europë takohen me kufijtë e vet, pikërisht aty ku zë fill racizmi dhe ku kohezioni kuptohet si vektor racial. Thënë këto, standardet që i kërkohen sot Shqipërisë, një vend që e mburrin për tolerancën, tingëllojnë cinike, pasi tullën bazë të sistemit, tolerancën dhe pranimit e tjetrit, shqiptarëve ua njohin të gjithë. Edhe pse nuk e dimë nëse e kanë megjithë mend. Por edhe sepse shqiptarët jo rrallë janë pre e racizmit të kësaj Europe ngalakaqe.
http://www.dw.de/keqtrajtime-të-tmerrshme-të-refugjatëve-nga-policia/a-18457569
s.z
Add new comment