Arkiv-Lajme
Huffington Post: Ç’po ndodh me Shqipërinë dhe Zonën Ekskluzive Ekonomike? A është në fuqi Marrëveshja e Detit e vitit 2009 me Greqinë?
Zhvillimet e fundit në marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë janë analizuar edhe nga portali i njohur Huffington Post. Në edicionin grek të këtij portali, në shkrimin me titull “Ç’po ndodh me Shqipërinë dhe Zonën ekskluzive ekonomike” thuhet se nota e protestës e ministrisë së jashtme shqiptare u dorëzua në kohën që është duke u zhvilluar tenderimi për kërkimin dhe shfrytëzimin e hidrokarbureve në detin Jon, dhe kur brenda kësaj vere pritet paraqitja e ofertave.
Greqia refuzon kërkesën e SHBA për zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Mediat ruse flasin per incident diplomatik. Bullgaria del kundër Moskës për Maqedoninë
Agjencitë ruse të lajmeve i kanë bërë jehonë një takimi të ministrit grek të Mbrojtjes me zv/ministren amerikane të Mbrojtjes Christine Wormuth dhe qëndrimit të Athinës ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara për të mbështetur zgjerimin e sanksioneve për Rusinë. Ministri grek Mbrojtjes Panos Kamenos mësohet të ketë refuzuar kërkesën e amerikaneve duke deklaruar se Greqia është dëmtuar ekonomikisht nga embargoja ruse që erdhi pas sanksioneve të perëndimit. «M’u kërkua të mbështes zgjerimin e sanksioneve, që lidhen me Krimenë.
Kërkohet që vrarët në Kumanovë të përcillen me nderime ushtarake, ishin veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
“Koha Ditore” shkruan sot se kosovarët e vrarë në Kumanovë kanë qenë veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe Ligji obligon që secili veteran të përcillet me nderime ushtarake dhe që shpenzimet e varrimit të tyre të mbulohen nga buxheti i shtetit. Në Ministrinë e Forcës së Sigurisë (FSK) nuk kanë treguar nëse do të përmbushin këtë obligim. Megjithëkëtë, varrimi nuk do të bëhet pa ceremoni e pa nderime. Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së për rajonin e Dukagjinit është mobilizuar për të organizuar një ceremoni të përbashkët për të nëntë të vrarët, shkruan “Koha Ditore”.
“Monitor” thotë se kriza ka sjellë bizneset italiane në Shqipëri pasi numri i tyre është rritur me 19% më 2014
Sipas “Monitor” në vitin 2014 ndërmarrjet e huaja që ushtrojnë aktivitet në vendin tonë u shtuan me 12,6 %. Ndërsa sipas të dhënave të INSTAT 591 kompani të reja me kapital të tërësisht të huaj, por edhe në bashkëpunim me bizneset vendase janë hapur vitin që shkoi. “Monitor” shkruan se shteti që kryeson hapjen e bizneseve të reja në vendin tonë është Italia. Të dhënat tregojnë se, numri i kompanive italiane në vitin 2014 u rrit më 19 për qind në krahasim me 2013, ku rreth 364 ndërmarrje italiane kanë hapur aktivitetin e tyre rishtas në vendin tonë.
“Gazeta Shqiptare”: Nazime Visha “nuse” në skenë, biznesmeni nga SHBA vendos ta birësojë
Aktorja e mirënjohur Ema Andrea e veshi “nuse” në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar dhe e bindi Nazimen të rrëfejë dramën e jetës së saj. E dënuara, sapo të lërë qelitë pritet të nisë një jetë të re në tokën e premtuar. Gazeta Shqiptare shkruan sot se rruga e Nazime Vishës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se është thjesht çështje kohe. Një familje shqiptaro-amerikane ka rënë në kontakt me familjen e Nazimes dhe ka kërkuar që ta “birësojë” atë.
“Panorama”: Rama zgjedh Idrizin si nënkryetar Kuvendi, sot votimi në seancë
“Panorama” shkruan se Kuvendi do të votojë sot propozimin e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet për të vendosur Shpëtim Idrizin në postin e nënkryetarit të Kuvendit. Sipas gazetarit Aristir Lumezi, tashmë në kryesinë e Kuvendit për herë të parë do të kemi një nënkryetar, i cili përfaqëson minoritetin grek në Shqipëri, Vangjel Dulen, si dhe në anën tjetër Shpëtim Idrizin, i cili kërkon zgjidhjen e çështjes çame në Greqi. Përballje këto që jo pak herë në Parlament kanë sjellë tensione mes Dules dhe Idrizit.
Kryeministri vlerëson se PD-ja po bën premtime...“duke i marrë njerëzit për budallenj”. Por sondazhi i sotshëm jep sinjale rritjeje si për PS-në edhe për PD-në
Ka një tezë që është artikuluar së pari nga kryeministri dhe po riprodhohet prej shumëkujt, sipas së cilës ajo që drejtuesit e PD-së po u thonë zgjedhësve, bazohet te prezumimi se zgjedhësit janë budallenj. E tha kryeministri këtë para dy ditësh, duke nënvizuar se “nuk duhet lënë SHQUP-i të marrë njerëzit për budallenj”. Kritika që shtrohet nga mazhoranca në këtë rast është instrumentalizimi i fushatës nga opozita, kryetari i së cilës po flet për taksat, për çmimin e energjisë dhe për rrogat. Janë premtime që lidhen në fakt me politika qeverisëse, larg rrezes së pushtetit vendor.
Bushati në Gjermani, takim me Steinmeier, diskutim për situatën në Maqedoni. Njoftohet edhe vizita e Merkel në Tiranë
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë në një vizitë në Gjermani, ku është takiar me homologun gjerman, Frank Walter Steinmeier. Siç raportohet, të dy monistrat kanë ndarë të njëjtin mendim për situatën në Kumanovë. “Shprehëm shpresën që nuk do të ketë incidente të tilla të mëtejshme dhe që gjendja jo vetëm të qetësohet, por që në Maqedoni të konsolidohet vullneti për të vazhduar rrugën drejt BE dhe jo të krijohen dyshime për këtë. BE është treguar e gatshme për të ndërmarrë përpjekje ndërmjetësuese”, deklaroi Steinmeier.
Edhe Basha e ka nisur me punë të thjeshta: “Kam punuar dhe unë part-time në Call Center kur kam qenë student. Por nuk mund të jetë kjo e ardhmja e studentëve”
Pas kandidatit të PS-së për Tiranën, Erion Veliaj, edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës, ka zbardhur sot nga Durrësi, një pjesë të cv-së së tij. “Kam punuar dhe unë part-time në Call Center kur kam qenë student. Por nuk mund të jetë kjo e ardhmja e studentëve. Duhet të krijojmë një klimë miqësore për biznesin, që të hapen vendet e reja të punës. Ne kemi krijuar në Bashkinë e Tiranës fondin e garancive, ku shumë biznese kanë marrë kredi që në kushte të tjera nuk e merrnin dot”,- tha Basha.
s.z
Fushata në Elbasan, Kryeministri: “Ardian Turku, burrë i mirë, por “s’kam ndonjë motër t’ia jap për gru”. Qazim Sejdinin se vëmë se është i mirë, por se është i zoti”
Kryeministri Edi Rama ka vijuar sot me fushatën elektorale në Elbaan ku mazhoranca ka propozuar si kandidat Qasim Sjedinin. Kryeministri është ndalur te përfaqësimi i grave në këshillat bashkiakë, ka replikuar në distancë me kritikat e deputetit Ben Blushi, që është deputet në Elbasan, por ka ironizuar edhe kandidatin e PD-së, Ardian Turku. “Çfarë është fushata e PD-së. Unë nuk e kuptoj, më saktë e kuptoj, por nuk e kuptoj që një parti që ka qenë në pushtet të flasë kaq përçart dhe pa lidhje. Ti lërë njerëzit pa zgjedhje.