Greqia refuzon kërkesën e SHBA për zgjerimin e sanksioneve ndaj Rusisë. Mediat ruse flasin per incident diplomatik. Bullgaria del kundër Moskës për Maqedoninë

Postuar në 21 Maj, 2015 03:52

Agjencitë ruse të lajmeve i kanë bërë jehonë një takimi të ministrit grek të Mbrojtjes me zv/ministren amerikane të Mbrojtjes Christine Wormuth dhe qëndrimit të Athinës ndaj kërkesës së Shteteve të Bashkuara për të mbështetur zgjerimin e sanksioneve për Rusinë. Ministri grek Mbrojtjes Panos Kamenos mësohet të ketë refuzuar kërkesën e amerikaneve duke deklaruar se Greqia është dëmtuar ekonomikisht nga embargoja ruse që erdhi pas sanksioneve të perëndimit. «M’u kërkua të mbështes zgjerimin e sanksioneve, që lidhen me Krimenë. I shpjegova zonjës Wormuth se Greqia është shumë e ndjeshmë për çështjen e  Ukrainës, pasi janë rretrh 300 mijë grekë që jetojnë në Mariupol dhe se këta njerëz ndihen të mbrojtur pranë Kishës Ortodokse Ruse”- citohet të ketë deklaruar Kamenos.  Sipas ministrit grek të Mbrojtjes, dëmi ekonomik i Greqisë nga embargo ruse arrin në 4 milionë euro ndërsa shpjegoi se Rusia është aleate e Greqisë pasi të dy vendet kanë lidhje historike. Nga ana tjetër deklaratat e ministrit të jashtëm rus Sergei Lavrov se perëndimi po përiqet të destabilizojë Maqedoninë, për shkak të kursit pro-Moskës që po ndjek Shkupi, kreui i diplomacisë bullgare Daniel Mitov i konsideron “krejtësisht të papëegjegjëshme”. Duke folur për mediat në Sofje, Mitov u shpreh se “përpjekjet për të vënë në diskutim politikën europiane në rajon dhe integritetin territorial të Maqedonisë, janë të papranueshme”. Mitov iu përgjigj edhe dyshimeve të hedhura nga Lavrov se Shqipëria dhe Bullgaria kërkojnë të shpërbëjnë Maqedoninë, për të ndarë mes tyre territorin e saj. Ministri i jashtëm bullgar i rikujtoi Moskës, se vendi i tij ishte i pari që njohu pavarësinë e Maqedonisë pas shpërbërjes së Jugosllavisë. “Dhe prej asaj kohe”, theksoi Mitov, “Bullgaria ka qenë garantues i integritetit territorial të këtij vendi”.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.