Bushati në Gjermani, takim me Steinmeier, diskutim për situatën në Maqedoni. Njoftohet edhe vizita e Merkel në Tiranë

Postuar në 20 Maj, 2015 13:48

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, ka qenë në një vizitë në Gjermani, ku është takiar me homologun gjerman, Frank Walter Steinmeier. Siç raportohet, të dy monistrat kanë ndarë të njëjtin mendim për situatën në Kumanovë. “Shprehëm shpresën që nuk do të ketë incidente të tilla të mëtejshme dhe që gjendja jo vetëm të qetësohet, por që në Maqedoni të konsolidohet vullneti për të vazhduar rrugën drejt BE dhe jo të krijohen dyshime për këtë. BE është treguar e gatshme për të ndërmarrë përpjekje ndërmjetësuese”, deklaroi Steinmeier. Nga ana e vet, Bushati ka këshilluar se intergimi europian është busulla për Mqedoninë dhe rajonin. “Kriza aktuale të ndalet e të mos përshkallëzohet dhe rruga, ose busulla orientuese e Maqedonisë, sikurse e gjithë vendeve të rajonit, të vijojë të mbetet integrimi Euro-Atlantik, që bazohet në sundimin e së drejtës dhe në marrëdhënie të mira ndëretnike, siç parashihet në Marrëveshjen e Ohrit”, tha Bushati. Po kështu lajmërohet se kancelarja Merkel do të jetë në Tiranë pas zgjedhjeve shqiptare.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.