“Gazeta Shqiptare”: Nazime Visha “nuse” në skenë, biznesmeni nga SHBA vendos ta birësojë

Aktorja e mirënjohur Ema Andrea e veshi “nuse” në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar dhe e bindi Nazimen të rrëfejë dramën e jetës së saj. E dënuara, sapo të lërë qelitë pritet të nisë një jetë të re në tokën e premtuar. Gazeta Shqiptare shkruan sot se rruga e Nazime Vishës drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës duket se është thjesht çështje kohe. Një familje shqiptaro-amerikane ka rënë në kontakt me familjen e Nazimes dhe ka kërkuar që ta “birësojë” atë. Lajmi konfirmohet jo vetëm nga burime të besuara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, por edhe nga familjarë të vajzës e cila ekzekutoi Fiqiri Muçën, 45 vjeç, të cilin e akuzonte për përdhunim që kur ende nuk kishte mbushur 14 vjeç. Ema Andrea ia doli që në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar të ngjiste për të rrëfyer historitë e tyre shtatë të dënuara. Në fakt, pritej të ishin tetë, por njëra syresh mungoi për shkak të një fatkeqësie familjare. Një shfaqje teatrale me shumë mesazhe të forta brenda saj. Shtatë gra që klithnin. Një publik që duartrokiste pa fund. Lot në sallë dhe shumë thirrje. Projekti “Prag”, që vjen në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve me Qendrën e Artit “M.A.M. Foundation”, me drejtore artistike znj. Ema Andrea, ngjiti në skenë gratë e burgosura të burgut “Ali Demi” (325) në Tiranë. Performanca teatrale, e para e llojit të saj në Shqipëri, ishte pa diskutim një risi për burgjet shqiptare.
http://www.balkanweb.com/site/biznesmeni-nga-shba-do-ta-biresoje-nazime-visha-behet-nuse-ne-skene/
Add new comment