Kathimerini: Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës, Erdogani po nxit shqiptarët

E përditshmja greke Kathimerini pohon se sipas burimeve diplomatike greke, Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës. Në një shkrim të sotëm, gazeta shkruan se Tirana i ka dërguar Athinës zyrtare një notë proteste për kërkimet për hidrokarbure që po bën ajo në detin Jon, pasi Tirana pretendon se kërkimet po bëhen në ujëra territoriale shqiptare. Gazeta shkruan, referuar burimeve diplomatike, se Tirana ka pretendime territoriale ndaj Athinës Madje kjo notë proteste është një lëvizje e qartë për të vënë në pikëpyetje kufinjtë mes dy vendeve.
Pas kësaj situate qendron Turqia, thotë gazeta, e cila po e nxit Shqipërinë të punojë kundër interesave greke.Madje vizita e Presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan i ka shërbyer këtij tensioni. Ai është takuar edhe “me zyrtarë të Partisë nacionaliste për Drejtësi, Integrim dhe Unitet”.
http://www.ekathimerini.com/4dcgi/_w_articles_wsite1_1_19/05/2015_550148
a.k
Comments
C'pretendim? Ato 300km2 det
<p>C'pretendim? Ato 300km2 det jane tonat jo tuajat,jeni ju qe i kerkoni.</p>
Me një dokument (qoftë edhe i
<p>Me një dokument (qoftë edhe i paplotë) ishim ne (qeveria jonë dmth) që ramë dakort që ajo ishte pjesë e tyrja. Pasojat e atij veprimi banal antikombëtar do zgjasin akoma shumë kohë, e sidomos me një shtet që marrdhënien me të vëtetën e me të drejtën i ka të tilla që lënë shumë për të dëshiruar. Është ky paçavure shtet që po u krijon kaos institucioneve europiane, që janë edhe burimi kryesor i mirëqënies së pa merituar të tij (ndërkohë që nuk ka ndërmend fare që të kërkojë ndonjë sakrificë të tipit të pagimit të taksave, apo kursimit të mundshëm buxhetor prej grekëve), ndaj nuk kam pikën e optimizmit se mund të merremi vesh ndonjëherë me ta, nëse do kemi respekt për veten.</p>
Add new comment