Qeveria e lidh grafikun e ujit dhe dritave me zgjedhjet. Mbledhja e faturave të prapambetura të ndërmarrjeve të ujësjellësit do nisë pas 21 Qershorit

Pasi zgjati deri në korrik afatin për lidhjen e marrëveshjeve mes OSHEE-së dhe debitorëve të energjisë, qeveria vendos të shtyjë për pas zgjedhjeve lokale aksionin për mbledhjen e faturave të prapembetura të ujit dhe ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme. Gazeta “Shqip” shkruan se operacioni i mbledhjes së faturave të prapambetura të ujit do të nisë pas 21 Qershorit dhe do të shtrihet në të gjithë vendin. Qeveria e konsideron situatën financiare të ndërmarrjeve të ujësjellësit si një tjetër gropë të zezë ndaj dhe ka vendosur të kryejë një operacion të ngjashëm em atë të energjisë elektrike. Për këtë arsye me një vendim të posaçëm qeveria ka urdhëruar krijimin e Inspektoriatit Shtetëror të Ujërave, i cili do të jetë përgjegjës për kontrollin e ujësjellësave, lidhjet e paligjshme në rrjetin e furnizimit me ujë, dhe shpimet e paligshme të puseve ujore, apo keq menaxhim të burimeve ujore.
l.m
Add new comment