Nis Eurovizioni, konkurrimi i Elhaida Danit pritet me ethe të ngjashme me kombëtaren e futbollit

Me pritshmëritë dhe ethet që më parë i kanë shkaktuar vetëm ndeshjet e rëndësishme të kombëtares së futbollit, ka startuar nata e parë e Eurovizionit në Austri, ku këngëtarja shkodrane Elhaida Dani do të bëjë debutimin e saj për Shqipërinë. Pasi Elhaida është diskutuar edhe si një nga pretendentet për të fituar këtë kompeticion muzikor, “steka” e teleshikuesve shqiptarë është më lart se çdo herë tjetër. Dani do të këndojë e katërmbëdhjeta në natën e parë të këtij kompeticioni duke përfaqësuar vendin tonë me këngën “I’m Alive”. Një sondazh i Wwibloggs ka ngjitur atë në krye të klasifikimit të konkurrentëve, pasi me “I’m Alive” ka grumbulluar 10 mijë e 324 vota. Por fakti është që votimet kombëtare kanë treguar se vendet mbështesin fqinjët apo kombet me prejardhje të përafërt, dhe jo detyrimisht këngët vërtet cilësore.
a.k
Add new comment