Arkiv-Lajme
Eurodeputeti slloven Vajgl: Ngjarjet e Maqedonisë, përzierje e Xhihadit islamik me idenë e Shqipërisë së Madhe?!
Ivo Vajgl, eurodeputet slloven dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian, ka folur për kroaten “Veçernji list” pas bisedimeve dhjetëorëshe ndërmjet kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev që u mbajt ditë më parë në Bruksel. Pas bisedimeve me dy kryepartiakët sllavë të pozitës dhe opozitës, slloveni i sheh problemet e Maqedonisë, të përqëndruara kryesisht tek shqiptarët. “Në Maqedoni, janë ndërthurur probleme të shumëfishta.
Përplasje tragjike rrugore pranë Fushë Krujës, përmbyset fuoristrada, një viktimë dhe disa të plagosur
Një aksident i rëndë rrugor me pasoja tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Nikël të Fushë Krujës.
Nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë, mes tyre dy fëmijë. Në aksident është përfshirë mjeti tip "Audi-A 6", në cilin udhëtonin 4 persona, dhe një Foristradë "Ford", drejtuesja e së cilës ka humbur jetën. Sipas policisë, në mjetin tip "Audi-A6" ndodhej 23-vjeçari, Marlen Spahia, bashkëshortja e tij, si dhe dy fëmijë, të gjithë të plagosur.
a.k
“To Vima”: Rama, nacionalisti i rrezikshëm i Ballkanit, po rrezikon destabilizimin e rajonit!
Në rajon parashikohen trazira dhe ato do të nisin pikërisht në Maqedoni, ku shqiptarët do të kërkojnë ndarjen e këtij shteti. Kështu shkruan grekja To Vima, me autoren Irini Mitropulu, sipas së cilës kryeministri shqiptar Edi Rama është një nacionalist i rrezikshëm, që mund të sjellë trazira në rajon. “Rama erdhi në pushtet me premtimet për paqe, por gjithçka ka ndryshuar që pas ndeshjes Serbi-Shqipëri, ku Rama ndezi zjarret e nacionalizmit në Ballkan”.
Prokuroria: Durim Bami ngiste makinën e blinduar të deputetit Frroku, njihen mirë mes tyre
Siç njofton e përditshmja Panorama, Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar të dhëna të reja në lidhje me njohjen e deputetit Mark Frroku me Durim Bamin. Ky i fundit, person i përmendur nga Tom Doshi si marrës i porosisë për vrasjen e dy deputetëve, jo vetëm që njihej mirë me Frrokun, por edhe ngiste makinën e tij të blinduar. Kështu, Durim Bami në vitin 2014 është ndaluar nga Policia e Durrësit, pasi po ngiste mjetin e blinduar të Frrokut. Në mjet nuk kishte asgjë të parregullt, por Bami është shoqëruar vetëm pse makina nuk ishte në emër të tij.
Tom Doshi del në fushatë për Drejtimin e Duhur. “Përjashtimin tem prej politiks e venosni vetëm ju, pabesia më erdhi nga grupi parlamentar që deshi me mrojt Ilir Metën” (Video)
Megjithëse me masën e sigurisë detyrim paraqitje nga Gjykata, Tom Doshi është bërë pjesë e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Deputeti i Shkodrës ishte në bashkinë e Vaut të Dejës në një takim me kandidatin e mazhorancës Gjok Lleshi, nga nuk kurseu akuzat për Ilir Metën, ndërsa veten e quajti të përjashtuar nga grupi parlamentar, por jo nga Partia Socialiste. Një pjesë e fjalës së tij:
Të bëhesh veteran me mik. Ragip Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit tërhiqet: “S’du me hi me një thes me ata që absolut s’kanë kontribu për këtë vend”
Është feonomen mbarëkombëtar mesa duket. “Zëri” referon një prononcim të Ragip Jasharit, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, dhënë për “Klan Kosova” i cili është tërhequr nga lista e veteranëve të UÇK-së, pasi sipas tij në të figurojnë edhe persona që nuk kanë asnjë kontribut në luftë. “Nuk du të jem i barabartë me ata që absolut s’kanë kontribu për këtë vend, edhe du me u tërhjekë s’du me hi me një thes me ta”, tha Jashari për “Klan Kosova”.
Shije e hidhur e deklaratave të Ramës në Roskovec. Kryeministri kalon kufijtë e arrogancës, quan batakçi kandidatin e opozitës dhe flet me gjuhën e forcës
Një deklaratë e pazakontë mund të quhet ajo e kryeministrit Rama në Roskovec, ku prezantoi kandidaten e mazhorancës Majlinda Bufi. Kreu i qeverisë kaloi në etiketime personale për kryetarin demokrat të bashkisë së Roskovecit duke përdorur shprehje të zhargonit të rrugës. Por ajo që la shije të hidhur ishte gjuha e forcës nga kryeministri që paralajmëron se kryebashkiaku i Roskovecit meriton më shumë se një fjalë fyese, duke nënkuptuar një dënim për të pas 21 Qershorit. “Atyre u duhet që mbas 21 qershorit këtu të vazhdojë ky batakçiu që keni.
Shimon Peres për “Klan Kosovën”: Njohja e Kosovës është në shqyrtim
Ish presidenti Shimon Peres deklaron se njohja e Kosovës nga Izraeli është duke u analizuar. I pyetur nga gazetari i Klan Kosovës gjatë forumit ekonomik të mbajtur në Jordani, Peres u përgjigj duke thënë se “ne kemi marrëdhënie me Kosovën, kurse çështja e njohjes është gjithnjë në shqyrtim”. Në këtë konferencë merrte pjesë edhe presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.
Ndërtesa e shembur me tritol në Fakultetin Ekonomik me leje të dhënë nga Edi Rama në Prill të vitit 2004. Subjekti ndërtues do të dëmshpërblehet
Ndërtesa 5-katëshe që u shemb me tritol në oborrin e Fakultetit Ekonomik është ngritur me lejë të dhënë nga Bashkia e Tiranës në vitin 2004, kur kryeqyteti drejtohej nga Edi Rama. Vendimi është I datës 13 Prill 2044 dhe mbaj firmën e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Subjeki ndërtues është Mareg sh.p.k dhe në vendim përcaktohet se jepet leje për një object 3.4 dhe 5 kate me 1 kat parkim nën tokë në Rrugën e Elbasanit në pronë të familjes Babo në favor të subjektit ndërtues “Mareg”. Afati I ndërtimit të këtij objekti është 13 Prilli I vitit 2007.
Greqia nuk paguan këstin e qershorit: “S’kemi para”
Greqia nuk do të jetë në gjendje të paguajë këstin e borxhit për qershorin. Deklarata është bërë nga ministri i brendshëm i Greqisë, Nikos Voutsis. Në një intervistë dhënë medioas greke ai konfirmoi se kësti i radhës nuk do të paguhet pasi “paratë nuk janë të disponueshme për ta paguar”. Kësti i katërt që duhet paguar arrin shifrën 1.6 miliard euro. Ndërkohë, ministri grek i Financave, në një intervistë për BBC është shprehur se dalja e Greqisë nga eurozona do të shënojë nisjen e fundosjes së projektit të euros.