Të bëhesh veteran me mik. Ragip Jashari, bashkëluftëtar i Adem Jasharit tërhiqet: “S’du me hi me një thes me ata që absolut s’kanë kontribu për këtë vend”

Postuar në 24 Maj, 2015 16:37

Është feonomen mbarëkombëtar mesa duket. “Zëri” referon një prononcim të Ragip Jasharit, bashkëluftëtar i Adem Jasharit, dhënë për “Klan Kosova” i cili është tërhequr nga lista e veteranëve të UÇK-së, pasi sipas tij në të figurojnë edhe persona që nuk kanë asnjë kontribut në luftë. “Nuk du të jem i barabartë me ata që absolut s’kanë kontribu për këtë vend, edhe du me u tërhjekë s’du me hi me një thes me ta”, tha Jashari për “Klan Kosova”. Ky televizion raporton që Ragip Jashari ishte bashkë Adem Jasharin dhe pasi i shpëtoi vdekjes, u bë pjesë e brigadës 141 Mehë Uka, e cila veproi në zonën e Shalës.

http://www.zeri.info/aktuale/34306/ish-bashkeluftetar-i-adem-jasharit-he...

s.z 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.