Përplasje tragjike rrugore pranë Fushë Krujës, përmbyset fuoristrada, një viktimë dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me pasoja tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në Nikël të Fushë Krujës.
Nga aksidenti ka humbur jetën një person, ndërsa janë plagosur 5 të tjerë, mes tyre dy fëmijë. Në aksident është përfshirë mjeti tip "Audi-A 6", në cilin udhëtonin 4 persona, dhe një Foristradë "Ford", drejtuesja e së cilës ka humbur jetën. Sipas policisë, në mjetin tip "Audi-A6" ndodhej 23-vjeçari, Marlen Spahia, bashkëshortja e tij, si dhe dy fëmijë, të gjithë të plagosur.
a.k
Add new comment