Prokuroria: Durim Bami ngiste makinën e blinduar të deputetit Frroku, njihen mirë mes tyre

Postuar në 25 Maj, 2015 03:02

Siç njofton e përditshmja Panorama, Prokuroria e Përgjithshme ka siguruar të dhëna të reja në lidhje me njohjen e deputetit Mark Frroku me Durim Bamin. Ky i fundit, person i përmendur nga Tom Doshi si marrës i porosisë për vrasjen e dy deputetëve, jo vetëm që njihej mirë me Frrokun, por edhe ngiste makinën e tij të blinduar. Kështu, Durim Bami në vitin 2014 është ndaluar nga Policia e Durrësit, pasi po ngiste mjetin e blinduar të Frrokut. Në mjet nuk kishte asgjë të parregullt, por Bami është shoqëruar vetëm pse makina nuk ishte në emër të tij. Frroku ka mbërritur në Policinë e Durrësit, ku ka deklaruar se mjetin ia ka dhënë vetë Bamit dhe shtetasi nga Fushë Kruja është liruar.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.