Tom Doshi del në fushatë për Drejtimin e Duhur. “Përjashtimin tem prej politiks e venosni vetëm ju, pabesia më erdhi nga grupi parlamentar që deshi me mrojt Ilir Metën” (Video)

Megjithëse me masën e sigurisë detyrim paraqitje nga Gjykata, Tom Doshi është bërë pjesë e fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 21 Qershorit. Deputeti i Shkodrës ishte në bashkinë e Vaut të Dejës në një takim me kandidatin e mazhorancës Gjok Lleshi, nga nuk kurseu akuzat për Ilir Metën, ndërsa veten e quajti të përjashtuar nga grupi parlamentar, por jo nga Partia Socialiste. Një pjesë e fjalës së tij:
“…Unë kam ardh me kërkesën e rinisë që të jem bashkë me ju, me kërkesën e vet kandidatit dhe krytarit të ardhshëm, Gjok Lleshi. Është e vërtetë që jam përjashtu nga grupi parlamentar, por nuk jam përjashtu prej Partisë Socialiste, sepse po t’më kishit përjashtu ju, unë do isha shumë i mërzitun sesa përjashtimi jem nga grupi parlamentar. Unë jam sot me ju dhe nuk ka gja që na dan. Unë jam deputeti juj prej 3 mandatesh, më keni mbështet vazhdimisht, ju kam përfaqësu dhe do t’ju përfaqësoj dhe përjashtimin tim prej politiks e venosni vetëm ju. Unë kam ardhë për t’ju kërku mbështetje për Gjok Lleshin sepse përballë kena një kandidat që e kena peshqesh prej Ilir Metës, sepse ky kandidat nuk përfaqëson Partinë Demokratike por përfaqëson LSI-në. U përjashtova nga grupi parlamentar për me mbrojt Ilir Metën. Pabesia më erdhi qysh nga grupi parlamentar ku u arrestova për 24 orë. Unë e di që ju jeni të bindun se ngjarja ishte e vërtetë. E vërteta do dali dhe unë nuk heki dorë pa u zbardh e vërteta. Ilir Meta menon se e blen Shkodrën, po prej Shkumbinit e deri në Kukës humbjen e ka të sigurtë..”
l.m
Add new comment