Greqia nuk paguan këstin e qershorit: “S’kemi para”

Postuar në 24 Maj, 2015 12:36

Greqia nuk do të jetë në gjendje të paguajë këstin e borxhit për qershorin. Deklarata është bërë nga ministri i brendshëm i Greqisë, Nikos Voutsis. Në një intervistë dhënë medioas greke ai konfirmoi se kësti i radhës nuk do të paguhet pasi “paratë nuk janë të disponueshme për ta paguar”. Kësti i katërt që duhet paguar arrin shifrën 1.6 miliard euro. Ndërkohë, ministri grek i Financave, në një intervistë për BBC është shprehur se dalja e Greqisë nga eurozona do të shënojë nisjen e fundosjes së projektit të euros.

 http://www.ansa.it/sito/notizie/economia/2015/05/24/grecia-ministro-no-soldi-rate-a-fmi_fa4289c5-51ef-493b-9270-a4e5f9dc6bcb.html

n.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.