Eurodeputeti slloven Vajgl: Ngjarjet e Maqedonisë, përzierje e Xhihadit islamik me idenë e Shqipërisë së Madhe?!

Postuar në 25 Maj, 2015 06:42

Ivo Vajgl, eurodeputet slloven dhe raportues për Maqedoninë në Parlamentin Europian, ka folur për kroaten “Veçernji list” pas bisedimeve dhjetëorëshe ndërmjet kryeministrit Gruevski dhe kryetarit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev që u mbajt ditë më parë në Bruksel. Pas bisedimeve me dy kryepartiakët sllavë të pozitës dhe opozitës, slloveni i sheh problemet e Maqedonisë, të përqëndruara kryesisht tek shqiptarët. “Në Maqedoni, janë ndërthurur probleme të shumëfishta. Kemi një situatë post-tranzicionit ku kryesorja është sikur kur pretendohej që secili të merrte sa më shumë prona shtetërore nga ish-Jugosllavia, kurse niveli i korrupsionit është shumë i lartë. Brenda grupeve etnike ka interesa që janë të ndikuara kryesisht nga jashtë. Tek shqiptarët është e vështirë të përcaktohet kush përfaqëson politikën autentike të shqiptarëve dhe strukturave shoqërore, kurse kur është e mundur të përqendrohet dhe zbulohet ideja, askush nuk dëshiron të flasë, por ajo është aty. Ideja e ‘Shqipërisë së Madhe’. Kështu që edhe kryeministri shqiptar Rama e kërcënon Maqedoninë me veto për NATO. Situata është e komplikuar dhe prandaj incidenti në Kumanovë mund të sqarohet vetëm pas një hetimi të pavarur”, tha Vajgl. Sipas tij, për ngjarjet e Kumanovës ka indikacione lidhur me islamin radikal, pasi “disa prej atyre personave që kanë marrë pjesë në Kumanovë dhe kanë bërë një luftë profesionale, kanë luftuar edhe në Siri dhe Irak. Ata e kanë ditur se me çfarë ideje kanë ardhur në Kumanovë. Ky është xhihadi dhe shpërndarja e islamit radikal në tokën europiane. Nuk mohoj se aty ka edhe motive të tjera – Shqipëria e Madhe ose lidhja me skenën politike vendore edhe pse vështirë besoj në atë se kushdo qoftë është i gatshëm të marrë përgjegjësi për vrasjen e tetë policëve”.

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Sakt.

Submitted by Poseidon (not verified) on

Ti Paul me jep pershtypjen qe te ishte ne doren tende Kosova do ishte akoma nen Serbi.

Submitted by Ndricim Sabahu (not verified) on

Pali i del naten ne enderr Erdogani dhe ia prish gjumin, kurse ketij ne fotografi i dalin "terroristet". Na lodhen koken me terrorizmin nga mengjesi ne darke.

Cdo burokrat in parlamentit evropian gjen jehone ne media, a thua eshte ndonje gazetar lokal ne brendesi te situates. Parlamenti evropian ka dhe komunista, fashista, Agimin e Arte, dhe tipa si ky brenda. Eshe flasin budalliqe. Ku "Shqiperia e madhe" ku "terrorizmi". Kush beri terror? Shqiptaret apo Jankulovsa qe thote duhet ti shfarrosim brenda ores?

Submitted by Mendimi Ndryshe (not verified) on

Ky terrorizmi i pretenduar ne Maqedoni eshte vetem nje menyre per te delegjitimuar perpjekjet e shqiptareve per te drejatat e tyre. Shqiptaret e Maqedonise jane muslimane. Cfare priste ai qe ata qe luftuan ne Kumanove te ishin kaurre? Por kjo nuk e lidh kete ngjarje me ate qe po ndodh ne Siri dhe Irak. Maqedonia ka probleme etnike e jo fetare. Per sa i perket anes fetare, shqiptaret e Maqedonise jetojne me te lire se ata ne Shqiperi dhe Kosove. Problemi i tyre nuk eshte feja, por mungesa e te drejtave qe u takojne ne token e tyre.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.