Arkiv-Lajme
Ideja e Gjergji Bojaxhi: “Punonjësit e bashkisë, drejtorët dhe nënkryetari i Bashkisë do zgjidhet me konkurs”. Asnjë prej kandidatëve nuk ka bërë të njohur bashkëpunëtorët
Gjergj Bojaxhi, ka hapur sot në takimet me banorë të kryeqytetit një çështje që është e rëndësishme dhe pasqyron defektet e fushatës elektorale në Tiranë. Bojaxhi ka folur për bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës, nëse zgjidhet kryetar. “Jo vetëm punonjësit e thjeshtë të bashkisë, jo vetëm drejtorët, por edhe nënkryetari i Bashkisë duhet të zgjidhet me konkurs.
Erdoğan provokon sërish debate në Turqi. Kërkon që imamit kryesor në vend t’i vihet në dispozicion avion privat. “Edhe Papa e ka një të tillë...”
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan është burim i përhershëm lajmesh nga më të larmishmet. Sot p.sh, gazeta e Fetullah Gulenit, “Zaman” raporton se Erdoğan është shprehur në televizionin “NTV” se “posti i kreut të Drejtorisë(Direktoratit) së Çështjeve Fetare, nuk është i rëndomtë, por një zyrë e dinjitetit”. Dhe për t’iu përgjigjur këtij statusi, Erdoğan ka deklaruar se do të kërkojë nga qeveria që t’i sigurojë kreut të kësaj drejtorie, Mehmet Görmez, një avion privat. Ky lajm vjen pak pasi presidenti turk i vuri në dispozicion Mehmet Görmezit një Mercedez.
Hapet dialogu serbo-shqiptar. Vuçiç: “Marrëdhëniet tona, strategjike”. Rama flet për paqen, të drejtat e shqiptarëve të Preshevës, Shqipërinë e Madhe, Maqedoninë dhe raportet me Greqinë
Ka kaluar ajo që mund të quhet faza e parë e vizitës së kryeministrit serb, Aleksander Vuçiç, në Tiranë. Vuçiç është pritur në Rinas nga zv.kryeministri Niko Peleshi, mandej ai është pritur në Pallatan e Brigadave nga kryeministri Edi Rama, me të cilin ka zhvilluar një takim 40 minutësh. Tendosja e krijuar nga ndonjë deklaratë e papërshtatshme është kapërcyer tërësisht në konferencën për shtyp mes të dyve, ku problemet mes dy vendeve, apo ato që jehojnë edhe në rajon, janë trajtuar me përgjigje direkte. Edi Rama është pyetur edhe dronin e Beogradit, apo për Shqipërinë e Madhe.
Zoran Zaev deklaron se shqiptarë të pafajshëm janë në burg për rastin "Monstra"
Agjencia e lajmeve “INA” thotë se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev deklaroi se shtatë shqiptarët e dënuar për rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit janë të pafajshëm. Ai këtë e deklaroi në një intervistë për gazetën gjermane “Die Zeit”, duke shtuar se shtatë shqiptarët pafajsisht po qëndrojnë në burg. Sipas tij, me publikimin e materialeve të përgjimeve për këtë rast të njohur si “Monstra” mund të nxiten trazira tek bashkësia etnike shqiptare në Maqedoni. “Mund të ketë viktima.
FBI arreston gjashtë zyrtarë të FIFA-s për korrupsion
Mediat ndërkombëtare raportojnë se Byroja Federale Amerikane ka arrestuar 6 zyrtarë të FIFA-s që dyshohen për korrupsion nga vitet ’90. Po kështu shifra e korrupsionit arrin në 100 milionë dollarë. Në këmbim të rryshfetit këta zyrtarë kanë siguruar të drejta mediatike dhe sponsorizime ndeshjeve të futbollit në Amerikën Latine. FIFA erdhi në qendër të vëmendjes edhe për zhvillimin e botërorit më Katar, pati madje akuza të hapura për korrupsion, por hetimi i kryer nuk nxori gjë. New York Times raporton se Blatter, drejtuesi i federatës nuk është mes të arrestuarve.
s.z
Rama i bën presion Vuçiçit t’ia kthejë shpinën Rusisë, “B92” thotë se nuk përjashtohet që ndaj Vuçiçit në Tiranë të bëhet një presion shumë i fuqishëm
Gazeta “Exspress” shkruan se kryeministri shqiptar, Edi Rama do të duhet ta bind kryeministrin serb Aleksandar Vuçiç që t’ia “kthejë shpinën Rusisë dhe që të presë në radhë për pranim në NATO ". Sipas “Exspress” ky është qëndrimi që e ka paraqitur portali rus Regnum, një ditë para vizitës së kryeministri serb në Tiranë, me vërejtjen se nëse ndodh kjo, fronti antirus do të fitojë një lojtar ballkanas shumë të rëndësishëm e me ndikim.
Idro Seferi flet në “Top Channel” për vizitën e Vuçiç, opinioni në Serbi, “nëse do të përmendet Kosova, pritet që Vuçiç të reagojë për mos njohjen e saj”
Për vizitën e kryeministrit serb sot në Tiranë, foli dhe korrespondenti i “Top Channel” në Beograd, Idro Seferi. Në “Revistën Televizive të Mbrëmjes”, ai tha se në kryeqytetin serb ekziston një lloj frike edhe te qeveria që të mos flitet shumë për këtë vizitë deri sa ajo të ndodhë, ndërsa pritet të ketë më shumë interesim nga mediat serbe kur vizita të fillojë.
“Monitor” thotë se qeveria akumulon borxhe të reja, 300 mln lekë të 2014 ngarkohen në buxhetin e 2015
“Monitor” shkruan se qeveria aktuale ka treguar një vëmendje të veçantë në evidentimin dhe shlyerjen e borxheve dhe detyrimeve të prapambetura, por ky vullnet nuk ka përjashtuar krijimin e detyrimeve të reja. Sipas shkrimit në “Monitor” në rishikimin e katërt të marrëveshjes me Shqipërinë, Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vërejtur se, Shqipëria nuk e ka përmbushur angazhimin për moskrijimin e borxheve të reja.
Mbi 40 farmaci të përfshira në skandalin e rimbursimit të barnave. 420 mijë euro u përfituan nga 4 farmaci fiktive, i përfshirë zv/drejtori i Fondit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor
47 farmaci dyshohet se janë përfshirë në skandalin e vjedhjes se miliona lekëve nga fondi i rimbursimit të ilaçeve. Hetimet e Prokurorisë nuk u kufizuan vetëm në 4 farmacitë e denoncuara nga Fondi i Sigurimeve Shëndetesore për një abuzim që arrin shumën mbi 420 mijë euro. Abc News raporton se në hetime do përfshihet edhe raporti i përgatitur nga auditi, sipas të cilit në këtë skandal u përfshinë jo 4, por 47 farmaci dhe shuma e vjedhur dyshohet të jetë disa miliona euro.
Një “Luftë e Re e Ftohtë” me Kremlinin? Një term i gabuar që zbulon keqkuptimin e Rusisë nga Perëndimi
Ndërhyrja në Gjeorgji në vitin 2008, por sidomos zhvillimet e fundit në Ukrainë, kanë rigjallëruar debatin dhe retorikën politike në Europë mbi atë që cilësohet si rreziku rus. Presidenti Vladimir Putin u krahasua me Hitlerin kur mori Krimenë, vetë okupimi i kësaj të fundit u krahasua me Sudetet, ose me pushtimin sovjetik të Çekosllovakisë më 1968-ën. Së fundmi, politika europiane, apo ajo amerikane dhe media kryesore në Perëndim po flet përherë e më shumë për një Luftë të re të Ftohtë.