FBI arreston gjashtë zyrtarë të FIFA-s për korrupsion

Postuar në 27 Maj, 2015 05:34

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Byroja Federale Amerikane ka arrestuar 6 zyrtarë të FIFA-s që dyshohen për korrupsion nga vitet ’90. Po kështu shifra e korrupsionit arrin në 100 milionë dollarë. Në këmbim të rryshfetit këta zyrtarë kanë siguruar të drejta mediatike dhe sponsorizime ndeshjeve të futbollit në Amerikën Latine. FIFA erdhi në qendër të vëmendjes edhe për zhvillimin e botërorit më Katar, pati madje akuza të hapura për korrupsion, por hetimi i kryer nuk nxori gjë. New York Times raporton se Blatter, drejtuesi i federatës nuk është mes të arrestuarve.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.