Ideja e Gjergji Bojaxhi: “Punonjësit e bashkisë, drejtorët dhe nënkryetari i Bashkisë do zgjidhet me konkurs”. Asnjë prej kandidatëve nuk ka bërë të njohur bashkëpunëtorët

Gjergj Bojaxhi, ka hapur sot në takimet me banorë të kryeqytetit një çështje që është e rëndësishme dhe pasqyron defektet e fushatës elektorale në Tiranë. Bojaxhi ka folur për bashkëpunëtorët e tij në bashkinë e Tiranës, nëse zgjidhet kryetar. “Jo vetëm punonjësit e thjeshtë të bashkisë, jo vetëm drejtorët, por edhe nënkryetari i Bashkisë duhet të zgjidhet me konkurs. Ata që do të jenë nënkryetarë apo nënkryetare të Bashkisë, por edhe të gjithë ata qytetarë të Tiranës që e ndiejnë veten të aftë, duhet të aplikojnë dhe do të kenë mundësinë të përzgjidhen për të pasur këto role”, tha Bojaxhi. Nuk është shumë e qartë nëse kjo ide është realisht efketive, por ajo sjell në vëmendje faktin se asnjë prej kandidatëve nuk prezanton në fushatë stafin e vet, atë me të cilin mendon që të qeverisë njësinë në katër vite. Dhe kjo ndodh edhe në zgjedhjet parlamentare, ku të gjithë njohin vetëm atë që me gjasë do të jetë kryeministri. Të tjerët hamendësohen, ose janë pjesë e thashethemeve.
s.z
Add new comment