Bushati reagon ndaj dy deklaratave së Athinës dhe Shkupit: Nuk mund të komentohet vendimi i Parlamentit shqiptar, të zbatohet marrveshja e Ohrit

Postuar në 23 Maj, 2015 00:37

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati i përgjigjet Athinës në të njëjtin ditë që kjo e fundit reagoi për zgjedhjen si nënkryetar i Parlamenti të Shpëtim Idrizit. Marrëdhëniet mes dy shteteve, deklaroi shefi i diplomacisë shqiptare, nuk varen nga vendimmarrjet politike të brendshme të një partie apo një koalicioni qeverisës. “Besoj se si në Greqi ashtu edhe në Shqipëri, shoqëria funksionon mbi bazën e parimit të ndarjes së pushteteve dhe është e vështirë për një përfaqësues të ekzekutivit të komentojë vendimet e sovranit e jo më të imagjinohet të komentojë vendimet e një parlamenti të një vendi tjetër. Në këtë rast është një partner strategjik, të paktën siç e kemi konsideruar ne Greqinë dhe Greqia ne”, tha Bushati.

Jashtë interesimit nuk mbeti as deklarata e pak ditëve më parë e Kryeministrit Rama që mediet e komentuan si vendosje të vetos së Shqipërisë për Maqedoninë në NATO. Ditmir Bushati sqaroi se deklarata e Kryeministrit nuk ishte as më shumë e as më pak, por theksimi i angazhimeve që burojnë nga procesi i anëtarësimit si dhe konkluzioneve të samitit të Uellsit, që në të dyja rastet përfshijnë çdo pikë dhe çdo germë të marrëveshjes së Ohrit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.