Të vërtetat thuhen vetëm në fushatë, Idrizi: “PDIU parti e shqiptarëve të ndershëm, e çamëve, dibranëve, devollinjve...”. Veliaj: “Do kemi sheshin “Çamëria”. Kemi 4 javë për të kërkuar çdo votë”

Postuar në 23 Maj, 2015 14:06

Shpëtim Idrizi dhe Erion Veliaj janë bërë bashkë sot në takimin hapës të fushatës elektorale të PDIU-së.  Dhe me këtë rast, secili nga të dy, ka lëshuar të vërtetat e radhës. Idrizi ka sfiduar skepticizmin e shumëkujt teksa ka folur për dy gjëra: që PDIU është parti e të gjithë shqiptarëve të ndershëm dhe se kjo parti i vlerëson njerëzit vetëm në bazë të kombëtarizmit të tyre. “PDIU nuk është më një parti e vogël, por një parti e madhe, është një parti kombëtare e të gjithë shqiptarëve të ndershëm.  Kujt i dhembin sytë le ta shohin këtu PDIU se do jetë një nga forcat më të mëdhaja politike. Unë nuk ju flas vetëm për t’ju motivuar. Nuk jemi një parti kalimtare, por një parti që ka një program të saj. Ka filluar nga një dhimbje personale, por ajo është në amanetin e prindërve tane. Ne jemi partia e çamëve, partia e dibranëve, e devollinjve. Ne nuk kemi për të qenë një parti kalimtare. Unë dua sot të sqaroj disa të vërteta. Ne jemi sot në një aleancë të madhe sic është ASHE, sepse ne nuk i shikojmë njëtrëzit në të majtë apo të djathtë, por i shikojmë sa kombëtaristë janë. Ne jemi reshtuar sot në një koalicion fitues dhe patriotësh. Ne jemi të bindur se me veprimin tonë kemi mbrotjur interesin tonë. E kemi parë Ramën, pas dronit në Beograd, e kemi parë këtë mazhorancë për rezultën tonë. E kemi parë edhe në çështjen e detit, e kemi parë edhe në nëshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit”, tha Idrizi që ka lënë mënjanë ta zëmë labët dhe skrapallinjtë sa për të përmendur dy grupe të tjera shqiptarësh.  Këtij pasioni që tubon militantë partish, që sanksionojë prej vitesh fatin e të gjithëve ne, i është përgjigur me të njëjtën monedhë nevojtari për vota, kandidati Erion Veliaj. Veliaj ka shpallure se do t’i vërë emrin “Çamëria” një prej shesheve të Tiranës. “Në mbledhjen e parë të këshillit bashkiak, të kemi në Tiranë edhe sheshin “Çamëria” ashtu sic e do historia, bashëkjetesa jonë, kjo është Tirana jonë. Tirana jonë ka qenë një nga vendet e para që ka mirëpritur komunitetin çam pas genocidit. Edhe bashkia jonë duhet të jetë bujar dhe sheshi Çamëria duhet të jetë fillimi dhe jo fundi i punës tonë. Nga nesër kemi 4 javë për të kërkuar çdo votë, për të kërkuar çdo mundësi dhe për të nxjerrë kandidatët e koalicionit tonë. 4 javë për të siguruar që përfaqësues dinjitozë nga komuniteti juaj ti kemi në këshillat bashkiak. Ne duhet të kemi një shumicë dërrmuese për ta çuar Tiranën në drejtimin e duhur”, tha Veliaj. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.