Media greke ngre pikëpyetjen për rrezikun në Ballkan: “Kush dhe pse po u vë zjarrin tani kufijve?”

Me titulli në formën e pyetjes; “Kush dhe pse po u vë zjarrin tani kufijve?”, revista greke “Epikaira” u kushton një shkrim të gjatë zhvillimeve më të fundit mes Athinës dhe Tiranës. “Ka kaluar pak më shumë se një shekull pas përfundimit të luftërave ballkanike dhe rajoni ynë po përballet përsëri me rrezikun e rigjallërimit të fytyrës së vështirë të nacionalizmit nga irredentizmi shqiptar, i cili kërcënon të ndezë tërë gadishullin”, thuhet në fillim të artikullit. Sipas kësaj reviste, “ngjarjet e fundit provokojnë shqetësim të madh, ndërsa Greqia financiarisht e dobët, e cila ka mbajtur vitet e fundit një qëndrim pasiv, përpiqet të aktivizohet në mënyrë që të ruajë ‘status quo’-në paqësore në Ballkan, si dhe në mbrojtje të interesave të tyre jetike”.
“Guximi i shqiptarëve i ka tejkaluar të gjitha kufijtë”, theksohet në shkrim, ku citohet një burim diplomatik që ka deklaruar: “Tirana i ka bërë protestë të fortë Athinës, përmes ambasadorit grek në kryeqytetin shqiptar 10 ditët e mëparshme, ku ka kërkuar ndryshim të programit për kërkime për hidrokarbure në detin Jon. Pala shqiptare pretendon se janë shkelur ujërat territoriale shqiptare, ndërsa ka kërkuar hartat e kërkimeve tokësore në Epir. Në këtë mënyrë të qartë, shqiptarët, as më shumë e as më pak, vënë në dyshim kufirin tokësor midis Greqisë dhe Shqipërisë”.
Revista greke shkruan se “për hartën e kërkimeve që do të kryhen gjerësisht mbi Janinë nuk ishte ngritur ndonjë çështje nga fqinji, kur e ka paraqitur ministri i atëhershëm për Energjinë, George Manjatis, në vitin 2011". “Ngrihet një pikëpyetje e madhe - shkruhet në fund të artikullit - , përse qeveria e Edi Ramës ka ndërmarrë një lëvizje të tillë agresive, duke e ditur mirë se sa herë ka bërë diçka të ngjashme në të kaluarën, vendi i tij ka humbur gjithmonë".
http://www.epikaira.gr/article/poioi-kai-giati-tora-vazoyn-fotia-sta-sunora
Comments
Nuk e kan marre vesht

Nuk e kan marre vesht shqiptart, se KERKUSH nuk mendon per te miren e tyre. Duhet ato vete ta vrasin mendjen se çka asht ne dobi te tyne e çka nuk asht ne dobi te tyne.

Shqipnia asht e sigurueme nga NATO. Shqiptart e Shqipnise duhet te ruejne paqen ne Ballkan.

Kosova mbrohet nga NATO. Shqiptart e Kosoves duhet te ruejne paqen ne Ballkan.

Turqia asht jashte Ballkanit dhe kerkon ti perdore si mashe shqiptart per te krijue turbollina ne Ballkan. Ne kete menyre Turqia kerkon pretekstin e nderhymjes ne Ballkan.

Turqia eshte NATO-ja Paul.

Turqia eshte NATO-ja Paul.

Add new comment