Jahjaga kërkon njohjen e pavarësisë nga Iraku, Ayad Allawi: Po ndjekim zhvillimet me vëmendje, njohja është një çështje kohe

“Kosovapress” raporton se presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot me zëvendëspresidentin e Republikës së Irakut, Ayad Allawi, me të cilin bisedoi për vendosjen e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe theksoi nevojën e rreshtimit të Irakut përkrah të gjitha atyre vendeve që e kanë njohur pavarësinë Kosovës. Jahjaga tha se që prej shpalljes së pavarësisë së saj, Kosova po e konsolidon demokracinë e brendshme dhe është shndërruar në një faktor të rëndësishëm të paqes e stabilitetit jo vetëm në rajonin e Evropës Juglindore si dhe një promovuese e fqinjësisë së mirë. Ajo tha se konsolidimi ndërkombëtar i vendit dhe pranimi i Kosovës në institucionet e organizatat ndërkombëtare ka një rendësi të veçantë dhe theksoi nevojën e rreshtimitsë Irakut përkrah të gjitha atyre vendeve që e kanë njohur pavarësinë Kosovës. Presidentja Jahjaga dhe zëvendëspresidenti Allawi theksuan domosdoshmërinë e vazhdimit të komunikimit të ndërsjellë që do të ndihmonte edhe në njohjen më të përafërt të realitetit. Nga ana e tij zv.presidenti i Republikës së Irakut, Ayad Allawi, theksoi se vendi i tij po përcjellë me vëmendje gjithë zhvillimet në Kosovë dhe tha se njohja e pavarësisë së saj është një çështje kohe.
Comments
Allawi: Kollaj ajo pune, kena
<p>Allawi: Kollaj ajo pune, kena kohe boll me mendue. !!! - P<span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">rit gomar t'dale bar".</span></p><p><span style="font-size: 1.2em; line-height: 1.7em;">Nuk prishna na me Serbine per do kosovar </span></p>
Add new comment