Terror në mes të Tiranës, 3 të vrarë me armë zjarri

Tre persona mbetën të vdekur nga një shkembim zjarri që ndodhi rreth orës 19 në bulevardin Zogu i Parë në kryeqytet. Viktimat janë Besnik Sulku 34 vjeç, Gerti Goxha 33 Vjeç dhe Mentor Lufi 39 vjeç.
Sipas policisë, Mentor Lufi së bashku me shtetasin Gerti Goxhaj kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyres. Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMË që drejtohej nga Gerti Goxhaj.
Pas tyre vinte mjeti tip Touareg në të cilën udhëtonin dy nipat e Mentor Lufit Markeljan Doçi dhe Klevis Doçi. Në momentin kur mjeti tip BMË ka nisur të lëvizë, dy persona qe ndodheshin ne trotuar kane qëlluar në drejtim të mjetit tip tip BMË.
Në këtë moment janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dy nipat e Mentor Lufit duke përplasur me automjet edhe një nga autoret e dyshuar, shtetasin italian Salvatore LETTICIA , i cili është fshehur në një hotel në afërsi të zonës.Më pas Markeljan Doçi ka qëlluar Besnik Sulkun, i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij .
Policia tha se në pak minuta bëri të mundur kapjen Markeljan e Klevis Doçit si dhe shtetasit italia të përfshirë në këtë ngjarje. Viktimat dhe të arrestuarit janë skeduar nga policia si persona me preçedentë kriminalë në fushën e Trafikut ndërkombëtar të Lëndëve narkotike.
Add new comment