Dako premton pas 8 vjetësh në krye të Bashkisë së Durrësit: “Taksa e pasurisë për bizneset do të ulet me 30%”

Postuar në 28 Maj, 2015 05:38

Edhe pse përfaqësues të PS-së akuzojnë kandidatët e PD-së se po bëjnë premtime që nuk kanë lidhje me pushtetin vendor, duket se edhe vetë mazhoranca po merr premtime të ngjashme. Kështu Vangjush Dako, kandidat i PS-së në Durrës, ka premtuar ulje të taksës së pasurisë. “Taksa e pasurisë për bizneset do të ulet 30 përqind për t’i dhënë një shtysë dhe ndihmë rritjes dhe zhvillimit të bizneseve. Të gjitha taksat që paguajnë bizneset dhe banorët e qytetit Durrësit si dhe të fshatrave që do të jenë pjesë e bashkisë së re, ne do tua kthejmë në shërbime duke përmirësuar infrastrukturëne tyre të shoqëruar me gjelbërim dhe ndriçim”, tha Dako që kandidon për herë të tretë.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.