Forumi ekonomik i Vjenës, Mustafa e Vuçiç shtrëngojnë duart në Tiranë

Postuar në 28 Maj, 2015 04:51

Ajo që pritej nuk ndodhi. Në nisje të Forumit Ekonomik të Vjenës që zhvillon sot ditën e dytë të punimeve në Tiranë, kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me kreun e qeverisë së Kosovës, Isa Mustafa. Vuçiç dhe Musatafa kanë qenë në shoqërinë e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Maqedonise Gruevski dhe disa të ftuarve të tjerë dhe duket se takimi mes tyre ka qenë miqësor. Madje Vuçiç ka pasur një shtrëngim duarsh me kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa. Një ditë më parë, mediat serbe shkruanin se kryeministri i Serbisë Vuçiç, kishte deklaruar do te dale nga salla nëse Kosova prezantohet si shtet. Fjalën e tij Vuçiç e nisi me një ‘thumbim’ për kryeministrin Rama duke i kujtuar atij se foli më shumë se 10 minuta, kohë e parashikuar për folësit. Ndryshe nga sa ishte parashikuar, Vuçiç nuk e braktisi forumin kur foli kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor ishin në një zë kur u shprehën se e ardhmja është integrimi në BE-së.  Të mbledhur sot në Tiranë në  “Forumi ekonomik të Vjenës” ata theksuan se marrëdhënia e fqinjësisë së mirë mes vendeve të rajonit dhe projektet e përbashkëta infrastrukturore do ta përshpejtojnë integrimin. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.