Autostrada 1 miliard euro Nish-Durrës, brenda 15 ditësh Rama-Vuçiç pritet të nënshkruajnë protokollin e ndërtimit

Serbia dhe Shqipëria do të nënshkruajnë një protokoll për ndërtimin e një autostrade prej 1 miliardë eurosh që do të lidhë Nishin me portin Adriatik të Durrësit, bëri të ditur sot ministrja serbe e Ndërtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajloviç. Gazeta “Exspress” shkruan se dokumenti do të nënshkruhet brenda 15 ditësh nga kryeministri serb Aleksandar Vucic dhe homologu i tij shqiptar Edi Rama, të cilët diskutuan për ndërtimin e autostradës gjatë vizitës dy ditore te Vuçiç në Shqipëri gjatë javës, tha Mihajlovic për televizionin shetëror serb RTS. Autostrada do të shtrihet nga Nishi në Merdarë në Serbi, më pas do të shkojë deri në Prishtinë në Kosovë, përpara se të mbërrijë në Tiranë dhe Durrës në pjesën shqiptare. Projekti është tejet i rëndësishëm sepse ai do të përforcojë integrimin dhe stabilitetin politik të të gjithë rajonit, të cilat janë parakushte për stabilitetin ekonomik, tha Mihajloviç. Për Serbinë që rrethohet vetëm nga toka, autostrada do të garantojë aksesin te portet Adriatike të Shqipërisë, shtoi ajo. Tashmë është duke u skicuar edhe projekti për ndërtimin e autostradës. Ai do të paraqitet në Vjenë në gusht.
Add new comment