Kryeministri në Vlorë: "Koncesioni i Rinasit, vepër antikombëtare e një qeverie socialiste"

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë në Vlorë ku ka prezantuar kandidatin e mazhorancës për zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Përveç çështjeve të fushatës elektorale, Rama ka përmednur edhe koncesionin e Rinasit, dhënë nga Fatos Nano, e që sanksionoi ekskluzivitetin e një komopanie të vetme. “Për fat të keq një qeveri socialiste ka bërë një marrëveshje tërësisiht anti-kombëtare me koncesionin e dhënë për aeroportin e Tiranës duke i dhënë ekskluzivitetin asaj kompanie për të gjithë qiellin e Shqipërisë. Që ne të bëjmë një aeroport tjetër duhet të marrim leje nga ata. Ne po negociojmë dhe negociatat janë në drejtimin e duhur. Ne me një aeroport Shqipërinë nuk e lëmë. Ambicia jonë është që t’i hapim rrugë 2 projekteve të mëdha për Vlorën. Aeroporti është pjesë e projektit”, tha Rama. Është hera e parë që koncesioni në fjalë, i denjë për vende të Botës së Tretë, përmendet në nivel politik dhe është një akt që duhet përshëndetur.
s.z
Add new comment