Kryeministri foli “për drejtorë që po na nxjerrin bojën”. Erjon Braçe ecën më tej, e quan Shefin e Qarkullimit të Lushnjes “rrugaç”(video)

Pas kryeministrit në Shkodër, ku nga një regjistrim audio në takimin me struktura të PS-së, u shpreh se “në të gjithë territorin kemi drejtorë që po na nxjerrin bojën”, është kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe, i cili konfirmon një rast tjetër të problemeve të mëdha që janë krijuar nga emërimet e ndryshme. Braçe, në një takim me banorë të zonës së vet elektorale në Divjakë, e quan Shefin e Qarkullimit të Lushnjes, një rrugaç, për të cilin “kam 6 muaj që i them qeverisë sime ta heqë dhe nuk po e heqin”. Deklarimi i Braçes është filmuar dhe zbulon para qytetarëve ndër të tjera, se mes drejtuesve socialistë ekziston mirë dijenia për problemet e shumta, ndonëse qëndrimi politik i tyre është krejt tjetër.
http://www.cityfm.al/2015/05/video-fakt-erion-brace-shefi-i-qarkullimit-...
s.z
Comments
Po ce o Erjon i Dyte, se E i
Po ce o Erjon i Dyte, se E i Pare eshte Ai i Tirames, Veliaj, keshtu qeveriset?!
U jane errur syte prej qendrimit doemos ne karike, dhe ne sy te popullit shisni njeri tjetrin falas.
Mbajeni nje cike ate mender goje, se ne u kemi thene shqiptareve se rrugacet i ka vetem Sala e PD-ja.
Ti thua se Rrugacet i mbajne ata me larte teje. Kush eshte siper teje, o Erion, pse nuk na e thua, dhe ia ndreqim ne samarin.
Jo tani jo, pas xgjedhjeve...
Add new comment