Malaj te “Monitor”: Ekonomia po vuan nga mungesa e besueshmërisë

Postuar në 31 Maj, 2015 08:27

Eksperti i ekonomisë Arben Malaj, president i Institutit për Politikat Publike dhe Mirëqeverisjen (IPPM), sugjeron, se strategjia më e mirë për të çuar ekonominë përpara është reduktimi i paqartësive të individëve dhe biznesit dhe rritja e pritshmërive pozitive në ekonomi. “Aktualisht konstatohet një risk nga mosrealizimi i të ardhurave buxhetore, por janë disa opsione për ta amortizuar atë pa shkuar në panik për ndryshim e taksave apo përkeqësim të administrimit fiskal”, thotë Malaj në intervistë për revistën ekonomike “Monitor”. Ai sugjeron injektimin e një klime më të madhe besueshmërie ndër konsumatorë dhe biznese. Ish ministri i Financave thotë gjithashtu se skenari më i keq mund të jetë mbledhja e sforcuar e të ardhurave apo në mënyrë abuzive akoma më i keq, bllokimi i shpenzimeve jetike dhe sidomos mosfinancimi i investimeve publike me burime të brendshme, duke dëmtuar impaktin e tyre pozitiv mbi ambientin e biznesit dhe për pasojë, mbi rritjen ekonomik.

Intervista e plotë: http://www.monitor.al/malaj-ekonomia-po-vuan-nga-mungesa-e-besueshmerise-2/

n.k

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.