Arkiv-Lajme

Vërejtje publike për rolin e mediave në fushatë, Bojaxhi: “Ka media dhe tv që na kërkojnë lekë për kronikat”

Postuar në 03 Qershor, 2015 16:35

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka qenë sot në studion e “Opinion” ku ka folur për Tiranën dhe atë që mendon se duhet të ndryshojë në menaxhimin e kryeqytetit. Bojaxhi ka deklaruar se përfaqëson mijëra qytetarë që duan që menaxhimi dhe drejtimi i këtij vendi të ndryshojë, që integriteti të jetë kriter në përzgjedhjen e politikanëve, por edhe që raporti i llogaridhënies ndaj politikës të marrë një përmasë të re.

Rihapet universiteti i Sarandës. “Një lajm i madh për sarandiotët”, thotë Kokëdhima. A do të ketë një universitet edhe në Himarë?

Postuar në 03 Qershor, 2015 12:02

Kaq ishte. Një kontroll, një urdhër mbylljeje masiv dhe universitetet që ishin ngado po rikthehen. Një vend që nuk arrin dot të disiplinojë as tekstet e kopshteve, i lejon vetes të miratojë “planin e përhapjes” në të katërta anët e atdheut, të universiteteve. Ja se çfarë thotë Ministria e Arsimit për Universitetin motak të Sarandës, edhe ky i mbyllur më 2013-ën. “Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla njoftoi gjatë një takimi të ditës së sotme me studentë e pedagogë në Sarandë, vendimin e Ministrisë së saj për t’i dhënë kuota të reja Universitetit të Sarandës për vitin mësimor 2015-2016.

Një akuzë e Berishës që nëse nuk përgënjeshtrohet hedh dritë për heshtjen e Ramës gjatë çështjes “Doshi-Frroku”

Postuar në 03 Qershor, 2015 10:53

Sali Berisha, ish-kryeministër i Shqipërisë deri më qershor 2013, publikon sot një deklaratë në profilin e vet në “Facebook” që është në vetvete edhe një akuzë shumë e rëndë për mazhorancën aktuale. Sidomos kryeministrin. Deklarata lidhet me aferat ku po rezulton shtetasi gjeorgjian, Amiran Dzanashvili, veprimet juridike të të cilit i realizonte ndër të tjera edhe Ajola Xoxa, bashkëshorte e Erion Veliajt. Të paktën sipas disa raportimeve të deritanishme.

Reforma në arsimin e lartë; rektorët kundër projektligjit, studentët në protestë

Postuar në 03 Qershor, 2015 10:39

Në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve te Informimit, ku një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës nuk ishin të pranishëm, nga rektorët e universiteteve publike u kundërshtuan disa nene të projektligjit për reformën në arsimin e lartë.

Ndërkohë lëvizja për universitetin ka protestuar në heshtje para Kryesisë së Kuvendit, për të kundërshtuar reformën në arsimin e lartë. Studentët, përmes pankartave që mbanin në duar, kanë kërkuar edhe njëherë nga deputetët kundërshtimin e këtij projektligji.

Erdhën zgjedhjet. Do ketë amnisti për gjobat e bizneseve

Postuar në 03 Qershor, 2015 08:32

Erdhën zgjedhjet, ndaj edhe deti u bë kos. Ndonëse nisi me zulmë të madhe vendosja e disiplinës fiskale, apo e pagimit të borxheve të energjisë, qeveria, pra mazhoranca, po mendon të rishikojë këtë sjellje. Duke kaluar nga kërbaçi te kulaçi.

Apel qeverisë për taksat nga Dhoma Amerikane e Tregtisë: “Shqipëria me taksa shumë të larta, ndaj nuk vijnë investimet. Të ulet tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat”

Postuar në 03 Qershor, 2015 08:25

Dhoma Amerikane e Tregtisë përsërit kërkesën e vet për ulje të taksave. Në një intervistë për “Top-Channel”, kreu i saj, Marc Crawford, kërkon që të ulet tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat, pikërisht për të mos humbur garën e investimeve në rajon. “Nëse shikoni Maqedoninë, ata janë shumë agresivë në thirrjen ndaj investitorëve, me taksa të ulëta dhe me subvencione.

Vendimi i KQZ nervozon PDIU-në. Përfaqësuesi ligjor i çamëve kalon ne fyerje ndaj kryetares Luzi dhe akuzon aleatët e PS e LSI: “Ke logjikë fshatareske, urdhërohesh me sms” (Video)

Postuar në 03 Qershor, 2015 06:40

Vendimi i fundit i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve për t’i dhënë numëruesin e katërt në qendrat e numërimit Partisë Republikane dhe jo Partisë së Shpëtim Idrizit ka revoltuar përfaqësuesin ligjor të çamëve në këtë komision. Ai ka kaluar në fyerje ndaj kryetares së Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Lefterie Luzi, ndërsa ka akuzuar edhe dy aleatët e rinj të PDIU-së, PS e LSI se kanë ndikuar në vendimin e KQZ-së. Pas tensionit në sallën e mbledhjeve, kryetarja e KQZ-së, vendosi të ndërpresë diskutimet  dhe të kërkojë nga përfaqësuesi i çamëve distancimin nga gjuha e fyerjeve.

l.m

Politikanë të rëndësishëm janë përfshirë në botën e krimit. Gazetari investigues Artan Hoxha thotë se vrasës profesionist nga Turqia kanë hyrë në Shqipëri me qëllim eliminimin e njërit prej tyre

Postuar në 03 Qershor, 2015 06:39

Politikanë shqiptarë janë të ngatërruar me botën e krimit, me rrjete droge apo prostitucioni. Një gjë e tillë doli nga emisioni “Opinion” në “TV klan”. Vrasja e trefishtë para pak ditës në Tiranë ka hapur sërish diskutimet mbi zhvillimet në nëntokën e krimit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se tashmë në vend po hyjnë edhe vrasës me pagesë nga vende të ndryshme të botës me qëllim ekzekutimin e elementëve kriminalë me aktivitet në fusha të dyshimta por edhe politikanë.

Nishani bën thirrje bashkëpunimi e kritikon shumicën për “Reformën në drejtësi”: Po bëhet pa përfshirjen e opozitës. Reagon Xhafa: Është e mirëpritur

Postuar në 03 Qershor, 2015 06:21

Drejtësia, shumë e diskutuar tanimë,  mbetet një nga pikat më problematike në Shqipëri. Ndërkohë “Reforma në drejtësi” ka nxitur kritika të forta të Presidentit Bujar Nishani. Ai foli në mbledhjen e dytë të Komitetit të Aktorëve të Interesuar, EURALIUS IV, me temë: “Konsolidimi  Sistemit të Drejtësisë në Shqipëri”, ku tha se reforma po zhvillohet në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca dhe se tryezat e organizuara kanë qenë formale. “Kam konstatuar me keqardhje që reforma po zhvillohet në mënyrë të njëanshme nga mazhoranca, pa përfshirjen e opozitës.

“Fundi i marrëzisë”, dështimi i aksionit që mbylli vetëm 25 biznese me lojëra fati

Postuar në 03 Qershor, 2015 04:24

“Lapsi.al” e ka cilësuar si dështimin aksionin “Fundi i marrëzisë”, pasi ky aksion policor kundër lojërave të fatit, i nisur me shumë bujë në tetor të vitit 2013, ka mbyllur vetëm 25 biznese. Kryeministri Rama i pati në qendër të fushatës së tij elektorale të vitit 2013 lojërat e fatit dhe ato të basteve sportive. Ai kritikoi vazhdimisht dhënien e lejeve të tyre për t’u hapur në qendra të banuara. Sot bizneset e lojërave të fatit, kazinotë apo bastet sportive janë po aq të përhapura në qytetet shqiptare. Mjaft prej tyre kanë ndryshuar vetëm logot, në krahasim me vitin 2013.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme