Reforma në arsimin e lartë; rektorët kundër projektligjit, studentët në protestë

Postuar në 03 Qershor, 2015 10:39

Në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve te Informimit, ku një pjesë e madhe e deputetëve të opozitës nuk ishin të pranishëm, nga rektorët e universiteteve publike u kundërshtuan disa nene të projektligjit për reformën në arsimin e lartë.

Ndërkohë lëvizja për universitetin ka protestuar në heshtje para Kryesisë së Kuvendit, për të kundërshtuar reformën në arsimin e lartë. Studentët, përmes pankartave që mbanin në duar, kanë kërkuar edhe njëherë nga deputetët kundërshtimin e këtij projektligji.

Rektoret e universiteteve shtetërore kanë shfaqur rezervat për financimin dhe autonominë. Sipas rektoreve, ky projektligj çon Universitetet në një shteg të panjohur dhe zbeh autonominë e bordeve. Ish-Ministri i Arsimit, Myqerim Tafaj, ngriti shqetësimin e kredisë studentore. Ndërsa rektori i Universitetit te Arteve, refuzoi rritjen e tarifave studentore si dhe rishikimin e ligjit për universitetet specifike ku bëjnë pjese edhe artet.

Në komision u tha gjithashtu se neni i financimit të sistemit të arsimit të lartë del jashtë kapaciteteve që ofron zhvillimi shoqëror aktual i vendit, për arsyen e thjeshtë se konceptuesi i projektligjit e mbështet zhvillimin e arsimit të lartë në forcën ekonomike dhe në vullnetin sponsorizues të biznesit shqiptar. Roli i të cilit në këtë fushë as nuk është provuar, as nuk ka qenë traditë, dhe as nuk është eksperimentuar ndonjëherë, për të pasur një ide mbi rezultatet e pritshme”

Në Komisionin e Medias dhe të Arsimit ishin të pranishëm edhe përfaqësues të Bankës Botërore, të cilët thanë se, po shikohet me kujdes çështja e financimit dhe sa janë gati universitetet shqiptare për zbatimin e kësaj forme.

 

l.v

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.