Apel qeverisë për taksat nga Dhoma Amerikane e Tregtisë: “Shqipëria me taksa shumë të larta, ndaj nuk vijnë investimet. Të ulet tatim fitimi dhe tatimi mbi të ardhurat”

Dhoma Amerikane e Tregtisë përsërit kërkesën e vet për ulje të taksave. Në një intervistë për “Top-Channel”, kreu i saj, Marc Crawford, kërkon që të ulet tatimi mbi fitimin dhe tatimi mbi të ardhurat, pikërisht për të mos humbur garën e investimeve në rajon. “Nëse shikoni Maqedoninë, ata janë shumë agresivë në thirrjen ndaj investitorëve, me taksa të ulëta dhe me subvencione. Ata kanë marrë së fundmi një investim, që është miratuar nga një prej kompanive më të mëdha në Amerikë, “Leart”, pas të cilit parashikohen të punësohen 2 mijë njerëz në Tetovë dhe disa qindra në Gostivar, të dyja këto zona shqipfolëse. Kështu që, përse të mos vinin këtu?”, tha presidenti i “AmCham Albania”, Marc Crawford. “Nëse shohim se sa shumë kompani prodhimi, si “Leart” që ka shkuar atje për prodhimin e veshjeve të sediljeve të makinës, kemi këtu në Shqipëri, atëherë e kuptojmë shumë mirë sesa konkurruese është Shqipëria”, shprehet më tej Marc Crawford. Ai bën një apel edhe për efektin social që do të kishte ulja e taksave në uljen e informalitetit në ekonomi. Kërkesa të tilla në thelb janë kritika për politikat fisakle të qeverisë, e cila dy vjet e gjysmë pasi erdhi në pushtet, pasi ndryshoi shumëçka në sistemin fiskal, përballet sot me të vërtetën e hidhur se më shumë ka prishur punë sesa ka ndrequr. Nuk dihet nëse do të ketë reagim ose jo, por me ekonominë në përgjithësi nuk preferon njeri të luajë, ndonëse në këtë rast qeverisë do t’i duhet të pranojë se në këtë drejtim, ka bërë ndërhyrje të gabuar.
s.z
Comments
po ketij i duket vetja ne
<p>po ketij i duket vetja ne washington qe jep mend.</p><p> </p>
Add new comment