“Fundi i marrëzisë”, dështimi i aksionit që mbylli vetëm 25 biznese me lojëra fati

“Lapsi.al” e ka cilësuar si dështimin aksionin “Fundi i marrëzisë”, pasi ky aksion policor kundër lojërave të fatit, i nisur me shumë bujë në tetor të vitit 2013, ka mbyllur vetëm 25 biznese. Kryeministri Rama i pati në qendër të fushatës së tij elektorale të vitit 2013 lojërat e fatit dhe ato të basteve sportive. Ai kritikoi vazhdimisht dhënien e lejeve të tyre për t’u hapur në qendra të banuara. Sot bizneset e lojërave të fatit, kazinotë apo bastet sportive janë po aq të përhapura në qytetet shqiptare. Mjaft prej tyre kanë ndryshuar vetëm logot, në krahasim me vitin 2013.
Gjithsesi në fillim të aksionit rreth 6 mijë efektivë të policisë u angazhuan në mbarë vendin për të luftuar informalitetin dhe në atë kohë u deklarua zyrtarisht se u mbyllën më shumë se 1 mijë biznese. Por shifrat tregojnë se aksioni mbetet shumë larg suksesit dhe se nuk ka arritur qëllimin për të cilin u shpall me zhurmë nga qeveria dhe kryeministri Rama. Ndërkohë, revista “Monitor” raporton se “sipas të dhënave të INSTAT të azhurnuara në Regjistrin e Ndërmarrjeve 2014 mësohet se, 25 biznese të fushës e kanë mbyllur aktivitetin vitin që shkoi. Në fund të vitit 2014 kanë rezultuar aktive 624 ndërmarrje nga 649 të tilla në vitin 2013”. Shifrat tregojnë se informaliteti në këtë sektor vijon të mbetet i lartë. I përkthyer në përqindje, nga aksioni u tkurr vetëm 3.8 % e tregut.
l.v
Comments
Nuk mund te mbyllen, pasi
<p>Nuk mund te mbyllen, pasi kriminelet qe drejtojne kete shtet duan te kene me shume para per te bere keto fushatat skandaloze. Budallenj jane politikanet tane qe te shpenzojne rrogat e tyre per fushate, kur gjejne kriminele qe i financojne dhe injorante qe i degjojne. Ky ven eshte qelbur nga veriu ne jug. Vetem nje ilaç i ben derman kesaj zgjebeje, vetem nje revolucion si i viteve 45 - 46 qe t'iu marre krimineleve dhe hajduteve ate qe e kane fituar pa djerse, ate qe kane vjedhur dhe gjithçka te filloje nga e para, gjithnje duke nxjerre mesime.</p>
Add new comment