Vërejtje publike për rolin e mediave në fushatë, Bojaxhi: “Ka media dhe tv që na kërkojnë lekë për kronikat”

Postuar në 03 Qershor, 2015 16:35

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, ka qenë sot në studion e “Opinion” ku ka folur për Tiranën dhe atë që mendon se duhet të ndryshojë në menaxhimin e kryeqytetit. Bojaxhi ka deklaruar se përfaqëson mijëra qytetarë që duan që menaxhimi dhe drejtimi i këtij vendi të ndryshojë, që integriteti të jetë kriter në përzgjedhjen e politikanëve, por edhe që raporti i llogaridhënies ndaj politikës të marrë një përmasë të re. I pyetur për dështimin e mundshëm dhe vijimin e karrierës, Bojaxhi është përgjigjur duke vënë në dukje një aspekt problematik të fushatës: pasqyrimi mediatik. “Ka media dhe televizione që na kërkojnë lekë për të pasqyruar aktivitetet tona. Ky është realiteti në Shqipëri”, tha ai, për të vijuar me një vërejtje konkrete për TV Klan, por në respect të vijës editoriale të këtij televizioni: “Më keni parë ndonjëherë te lajmet e Klanit”, ka pyetur Bojaxhi, drejtuesin Fevziu. Ky i fundit e ka argumentuar këtë si përzgjedhje politikash që nuk mund të paragjykohen.

s.z 

Comments

Submitted by klodian (not verified) on

<p>Po nje te vertete tha. TV tona paguhen per te gjitha emisionet qe bejne, biles edhe ne lajme fusin reklama te fshehta qe i paraqesin per informacion. Sidomos eshte e dukshme tani per spitalet private. Te gjitha emisionet e shendetit jane te paguara. Gje qe ne vendet e BE eshte kategorikisht e ndaluar.</p>

Submitted by tani97 (not verified) on

<p>Te thote emra e te mos bej kot gam gam. Te raportoje cilet medida dhe cilet gazetare i kane kerkuar dhe sa i kane kerkuar. Sidoqofte, edhe pa leke si e do ai nuk mund te behet nje fushate. Me kete s&#39;dua te them qe ai duhet te paguaje per te pasur hapesire, por mund te paguante reklame ne faqe te ndryshme apo ne facebook. Ai as kete nuk e ben. Madje, sic pohojne shoket e tij te rruges (E.H psh) ai nuk fut doren ne xhep per asgje. Por dhe i varfer nuk eshte keshtu qe nuk kuptohet shume se si e ka planin.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.