Politikanë të rëndësishëm janë përfshirë në botën e krimit. Gazetari investigues Artan Hoxha thotë se vrasës profesionist nga Turqia kanë hyrë në Shqipëri me qëllim eliminimin e njërit prej tyre

Politikanë shqiptarë janë të ngatërruar me botën e krimit, me rrjete droge apo prostitucioni. Një gjë e tillë doli nga emisioni “Opinion” në “TV klan”. Vrasja e trefishtë para pak ditës në Tiranë ka hapur sërish diskutimet mbi zhvillimet në nëntokën e krimit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. I ftuar në emisionin “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se tashmë në vend po hyjnë edhe vrasës me pagesë nga vende të ndryshme të botës me qëllim ekzekutimin e elementëve kriminalë me aktivitet në fusha të dyshimta por edhe politikanë. Sipas tij, tre shtetas turq, vrasës me pagesë kanë hyrë kohët e fundit në territorin e vendit me qëllim vrasjen e një politikani të rëndësishëm shqiptar, atentat i cili nuk u krye për arsye të ndryshme. “Shtetas turq erdhën dhe kryen një vrasje me pagesë në Tiranë. Ndërkohë, tre të tjerë u nisën për të vrarë një politikan të rëndësishëm në vend, por vrasja nuk u krye”, – tha ai duke mos dashur më tej të bëjë publik emrin e politikanit për të cilin bëhej fjalë, pavarësisht insistimit të Blendi Fevziut, drejtuesit të emisionit "Opinion".
l.v
Comments
Politikani eshte Kokedhima.
<p>Politikani eshte Kokedhima. Ka dale kunder Tapit dhe i kane derguar haber</p>
Add new comment