Arkiv-Lajme

Raporti i Bankës së Shqipërisë: Një në tre monedha del jashtë përdorimit brenda një viti

Postuar në 07 Qershor, 2015 06:47

Një në tre monedha del jashtë përdorimit brenda një viti në riciklimin e parasë në qarkullim që kryen Banka e Shqipërisë. Duke iu referuar raportit të BSH, gazeta “Shqip” shkruan se gjatë vitit 2014, u përpunuan 127 milionë copë kartëmonedha, të cilat u kontrolluan për autenticitet dhe përshtatshmëri për riqarkullim.

“Express” ngre pikëpyetje për “Fondin e Punësimit”, premtim i Thaçit e Mustafës

Postuar në 07 Qershor, 2015 04:58

Gazeta “Express” sjell në vemendje një premtim të pambajtur të klasës politike në Kosovë, atë të krijimit të “Fondit të Punësimit”. Gazeta shkruan se si kreu i LDK-së (sot kryeministër), ashtu edhe kreu i PDK-së, (sot zëvëndëskryeministër), e kanë bërë një premtim të tillë në fushatë por që aktualisht nuk po vihet në zbatim.

A u gabua me kultivimin e sherebelës?

Postuar në 07 Qershor, 2015 03:37

Bimët mjekësore janë ndër produktet e pakta me të cilat eksportuesit tanëkanë qenë të suksesshëm në tregjet e huaja për vite me radhë. Megjithatë, vitin e fundit situata është përkeqësuar, të paktën sa i përket sherebelës. Të dhënat doganore flasin për një rënie të eksportit në tre muaj me 5.4%, ndryshe nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar kur rritja ishte dyshifrore prej 45%. Revista ekonomike “Monitor” analizon shkaqet e rënies së eksporteve, duke evidentuar se një prej shkaqeve mund të jetë kultivimi i kësaj bime.

Turqia në zgjedhje parlamentare

Postuar në 07 Qershor, 2015 02:18

Në Turqi mbahen sot zgjedhjet parlamentare nga të cilat dalin 550 anëtarët e Asamblesë së Madhe Kombetare. Mediat në Turqi evidentojnë se këto zgjedhje kanë të bëjnë më shumë me fatin e udhëheqësit Rexhep Taip Erdogan, sesa me formimin e një qeverie të re. Rreth 53 milionë e 765 mijë e 231 zgjedhës në Turqi sot kanë të drejtë të ushtrojnë të drejtën  e votës. “Qendrat e votimit u hapën në orën 08:00 sipas orës lokale dhe pritet  të mbyllen në orën 17:00 sipas orës lokale për të zgjedhur deputetët e Parlamentit të 25-të të Republikës së Turqisë”, raporton “Anadolu Agency (AA)”.

Ministri i Jashtëm i Greqisë, tur ballkanik në fund të qershorit. Pritet të vizitojë edhe Tiranën

Postuar në 07 Qershor, 2015 01:23

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias pritet të vizitojë Shqipërinë në fund të muajit qershor. Vizita në Tiranë e shefit të diplomacisë greke do jetë pjesë e një turi që Kotzias do të zhvillojë në Ballkanin Perëndimor.duke cituar mediat greke, “Ora News” raporton se Kotzias do të vizitojë po ashtu Serbinë, Kosovën, Malin e Zi, Bosnjën dhe Shkupin, me qëllim forcimin e bashkëpunimit.

n.k

Rama i rikthehet sloganit "përtej të majtës e së djathtës". Një filozofi që ka dhënë rezultate në reforma dhe që mund të bindë italianët të vijnë në Shqipëri

Postuar në 06 Qershor, 2015 15:21

Kryeministri Rama e ka bërë disa herë brenda këtyre dy viteve rrugën drejt Italisë për të ftuar biznesmenët e përtej Adriatikut të vijnë në Shqipëri. Edhe në vizitën e radhës kryeministri është prezantuar me një ofertë joshëse. “Po të më pyesin se çfarë është Shqipëria për një sipërmarrës italian, është ajo që ju shikoni në ëndrrat tuaja dhe atë që s’mund të keni në Itali, dmth një vend me taksa minimale, kosto të punës e arsyeshme, forcë pune e re dhe e kualifikuar, dhe distanca midis Italisë dhe Shqipërisë është më e vogël sesa veriu me jugun e Italisë.

Bllokimi i produkteve shqiptare nga Maqedonia. Shkupi i lidh vonesat me kryerjen e analizave për prodhimet bujqësore nga Shqipëria

Postuar në 06 Qershor, 2015 13:24

Analistët e lidhin bllokimin produkteve bujqësore  shqiptare nga Maqedonia me ngjarjet në Kumanovë dhe si  një reagim të Shkupit ndaj qëndrimeve të Tiranës zyrtare, por pala maqedonase jo zyrtarisht jep arsye të tjera. ResPublica mësoi se autoritetet doganore maqedonase  kanë paraqitur si shkak për bllokimin në kufi të mauneve shqiptare me prodhime bujqësore, kohën që nevojitet për kryerjen e analizave të këtyre produkteve. Drejtues të mauneve nga Shqipëria që janë bllokuar në kufi thanë për ResPublica se prej 4 ditësh nuk lejohen të futen në shtetin fqinj.

Papa Françesku paralajmëron nga Bosnja luftën e tretë botërore. Shpall Sarajevën Jezuralemin e Perëndimit

Postuar në 06 Qershor, 2015 11:22

Qëllimi i vizitës së Papa Françeskut në Bosnje ishte të nxiste paqen e pajtimin, në vendin  ku ndasitë fetarë dhe etnike ekzistojnë ende, 20 vjet pas luftës civile.  Por gjatë meshës Papa paralajmëroi se bota po përballet “me nje lloj lufte të tretë botërore” dhe këtë sipas tij e ndjejnë të gjithë. “Edhe në kohën tonë, dëshira për paqe dhe angazhimi për të ndërtuar, përplasen me realitetin e shumë konflikteve të armatosura, që aktualisht cenojnë botën. Janë një lloj lufte e tretë botërore, që bëhet në fragmente.

Nga Obama te Erion Veliaj dhe Taulant Balla. Nis moda e mëngëve të përveshura në Partinë Socialiste

Postuar në 06 Qershor, 2015 10:58

Erion Veliaj i qëndron besnik modelit të tij, këmishës me mëngë të përveshura që për shumë mund të lexohet si padurim i tij për t’iu futur punëve dhe për t’i shërbyer komunitetit. Një frymëzim që lidhet me stilin amerikan të fushatave elektorale dhe në veçanti të presidentit të fundit Barak Obama, për të cilin Erioni nuk e ka fshehur admirimin edhe në parathënien e botimit në shqip të librit të Obamës, “Guximi për të shpresuar”.

Dzanashvili, i njohur me socialistët dhe demokratët. Edhe pse sot të gjithë flasin për implikime

Postuar në 06 Qershor, 2015 08:32

Stafi i kandidatit Erion Veliaj ka shpërndarë një reagim për shtyp, lidhur me pyetjet dhe akuzat e Partisë Demokratike, që implikojnë biznesmenin Amiran Dzanashvili. “Paniku nga sondazhet nga njëra anë dhe intervista e Dzanashvillit që implikonte drejtpërdrejt Shkëlzen dhe Sali Berishën nga ana tjetër, nuk janë arsye për të baltosur bashkëshorten e kryebashkiakut të ri të Tiranës, Erion Veliaj. E vërteta e thjeshtë se Ajola Xoxa nuk ka pasur asnjëherë klient personin në fjalë, nuk e pengon dot PD-në të shfryjë dëshpërim.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme