Arkiv-Lajme

Seanca për masë sigurie ndaj gjykatësit Doda, kishte kërkuar 80 mijë euro për zgjidhjen e një çështjeje

Postuar në 08 Qershor, 2015 03:13

80 mijë euro për një çështje. Kjo është shuma që sipas akuzës, ka kërkuar për zgjidhjen e një konflikti gjykatësi i Sarandës të akuzuar për korrupsion, Rasim Doda.

Ligji i ri për falimentin shkakton shqetësime në sistemin bankar, ekspertët skeptik: Procedura e re në vend të ulë kredinë me probleme mund ta rrisë atë

Postuar në 08 Qershor, 2015 02:33

Një projektligj për falimentin është në diskutim dhe dritëhijet se çfarë do të përmirësojë paketa e re ligjore janë shtuar. Qëllimi i ndryshimeve është të bëjë më të lehtë falimentin e për rrjedhojë, të ulë barrën e kredive të këqija në banka dhe në tërësi, të ulë barrën që krijojnë këto biznese në ekonomi. Por  “Monitor” shkruan se projektligj i ri për falimentin që bën të detyrueshëm ristrukturimin e kredive për individët ka krijuar shqetësime në sistemin bankar.

Nishani deklaron se shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë, mbajnë gjallë shtetin

Postuar në 08 Qershor, 2015 01:26

Presidenti Bujar Nishani ka përsëritur se shqiptarët janë faktor i ekzistencës së Maqedonisë.  Ai ka thënë të ketë lënë shumë pikëpyetje ngjarja e përgjakshme që ndodhi në Kumanovë të Maqedonisë, e cila përfundoi me 20 të vrarë dhe me shkatërrime të pronave të shqiptarëve, por edhe me dëme të tjera. Për të pasur një hetim të besueshëm ka këmbëngulur në përfshirjen e ndërkombëtarëve në të. Gjatë një interviste që i ka dhënë të premten “Kohës Ditore”, kreu i shtetit shqiptar ka thënë të ketë paqartësi në elementet thelbësore të ngjarjes, përfshirë këtu edhe viktimat.

Turqia i thotë “Ndal” Erdoganit. AKP-ja nuk merr shumicën. Të pamundura edhe ndryshimet kushtetuese për presidencën

Postuar në 07 Qershor, 2015 17:45

Turqia i ka thënë ndal marshit të pushtetit të presidentit Erdogan. Pas 13 vitesh, votimet e së djelës i dhanë AKP-së, partisë së tij, vetëm 41% të votave. Një fitore historike ka arritur Partia Demokratike e Kurdëve, e cila ka marrë13% duke marrë të drejtën e përfaqësimit në Parlament. “Reuters” citon kreun e saj, Selahattin Demirtas, të shprehet se: “Diskutimit për një presidencë ekzekutive dhe vendosjen e një diktature në Turqi i erdhi fundi”.

Demagogji fyese në fushatën e kryeministrit në Mat. Flet për trashëgiminë katastrofike të qeverisjes së PD-së dhe “harron” segmentet LSI-PDIU që sot i quan progresistë

Postuar në 07 Qershor, 2015 13:59

Fushata elektorale e kryeministrit ka vijuar sot në Mat. Rama ka folur për disa çështje, por në thelb është përpjekur të vërë në dukje kontrastin mes socialsitëve dhe progresistëve dhe qeverisjes që iku. I vënë përballë vështriësive serioze ekonomike, kryeministri ka menduar të vërë në punë edhe njëherë tezën se ishte qeverisja e PD-së ajo që nuk e la vendin të merrte veten. “Trashëgimia e PD në qeveri ishte shumë e rëndë, plagët ishin shumë të mëdha. Shumë të mëdha ishin dhe borxhet që ata i lanë në shpinë këtij populli dhe kësaj shtëpie të përbashkët që quhet Shqipëri.

Reforma në A. e Lartë, Fuga: “Nuk njeh faktin se jemi akoma në situatën kur 70 % e diplomave japin dije që nuk i duhen as dreqit. E ne flasim për ca operatorë që qenkan performantë...Hipokrizi e gjallë!”

Postuar në 07 Qershor, 2015 12:04

Artan Fuga i rikthet sot në “Facebook” çështjes së arsimit të lartë dhe reformës që qeveria po kryen në këtë fushë. Fuga përsërit kritikat që ka shprehur edhe më herët, por shton kësaj radhe se reforma e ndërmarrë i qëndron larg problemeve, ndonëse propagandohet arritje. Në stilin e njohur tashmë të reklamimit të çdo gjëje si sukses, edhe ndryshimet në ligjin për arsimin e lartë, me gjasë po fshehin një mori problemesh të cilat kanë pasoja afatgjatëa. “…Kemi të bëjmë me një projektligj shumë të keq, por këtu nuk dëshiroj të përsëris.

5 milionë euro. Kaq ka kushtuar deri më tani fushata elektorale e Erion Veliajt, sipas Kastriot Islamit

Postuar në 07 Qershor, 2015 11:20

Sa kushton fushata elektorale? Është një pyetje, e cila nëse merr përgjigjen e duhur, shpjegon më tej edhe pse politika shqiptare është kaq e dashuruar me krimin dhe persona me rekorde kriminale. Të cilët i mbron e nuk i lëshon. Në fushatën e tanishme, bie në sy sidomos Ilir Meta, lëvizjet e të cilit shoqërohen nga një përkujdesje deri në detaje e skenografisë, e asaj qëthuhet, e transmetimit dhe e afishimit të posterave kudo. Ditët e fundit kanidatë të ndryshëm kanë nisur të përcjellin edhe spote televizive.

Ekspertët e ekonomisë këshillojnë rritjen e huamarrjes për investime: “Kosova nuk rrezikon sepse ka nivel të ulët borxhi”

Postuar në 07 Qershor, 2015 11:07

Ekspertët e çështjeve ekonomike i bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës që të marrin kredi te mekanizmat financiarë ndërkombëtarë. Rritja e nivelit të borxhit për projekte kapitale zhvillimore, sipas tyre, do të ndihmonte zhvillimin ekonomik të vendit.  Duke folur për radion “Evropa e Lirë” ata theksojnë se Kosova nuk do të rrezikojë asgjë nëse futet në këto kredi dhe fillon të investojë në projekte kapitale. Borxhi i publik i Kosovës, sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, kap shifrën 392.8 milionë euro.

“TCH” raporton se shqiptari i ISIS-it vritet në Siri: “Mirza Haklaj kërcënoi disa ditë më parë Ballkanin”

Postuar në 07 Qershor, 2015 09:56

Vetëm pak ditë pas publikimit të një videoje kërcënuese për Ballkanin nga terroristët e ISIS-it, njëri prej protagonistëve shqiptarë të saj, mësohet se është vrarë në Siri. Duke cituar mediat serbe, “TCH” raporton se Mirza Haklaj gjeti vdekjen nga bombardimet dhe se lajmi është konfirmuar nga vetë familjarët e tij.

http://www.top-channel.tv/lajme/artikull.php?id=301186#k4

n.k

 

LSI distancohet nga Xhuvani. Në krye të LSI-së së Elbasanit komandohet Haxhinasto

Postuar në 07 Qershor, 2015 08:07

Lëvizja Socialiste per Integrim është distancuar politikisht nga Pjerin Xhuvani, drejtori i arrestuar pak ditë më parë si i përfshirë në skandalin e rimbursimit të ilaçeve. Xhuvani mbante detyrën e kreut të LSI-së për Elbasanin por ditën e sotme forca e tij ka komunikuar publikisht vendimin e kryesisë për ta shkarkuar nga funksionet politike. Në vend të tij, si kryetar i LSI-së për Elbasanin është komanduar Edmond Haxhinasto.

Pages

Subscribe to RSS - Arkiv-Lajme