Seanca për masë sigurie ndaj gjykatësit Doda, kishte kërkuar 80 mijë euro për zgjidhjen e një çështjeje

Postuar në 08 Qershor, 2015 03:13

80 mijë euro për një çështje. Kjo është shuma që sipas akuzës, ka kërkuar për zgjidhjen e një konflikti gjykatësi i Sarandës të akuzuar për korrupsion, Rasim Doda.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka nisur seancën gjyqësore për përcaktimin e masës së arrestit për Dodën. Ai  u arrestua tre ditë më parë me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe pas autorizimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, iu vunë prangat nga efektivët e policisë së Tiranës ndërsa ndodhej në kryeqytet.  Siç kanë bërë me dije mediat ditët e fundit, Doda ka takuar një nga palët në procesin gjyqësor që ai shqyrtonte dhe në një bisedë me anë të shifrave treguar me gishtat e dorës i ka bërë të qartë personit se duhet të paguante 80 mijë euro. Për të krijuar besimin se vendimi do të ishte në favor të personit që do paguante paratë Doda i ka dhënë atij një kopje të diapozitivit të vendimit, por në pak ditë gjithçka ka ndryshuar pasi gjyqtari nuk mori paratë dhe ndryshoi vendimin në seancë.Në këtë moment është bërë kallëzimi ndaj Dodës dhe hetimet ndaj tij si dhe ekzaminimi i kompjuterit të gjyqtarit kanë bindur hetuesit të kërkojnë arrestimin e tij.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.